Video
Zbulohet arsyeja pse u shkarkua drejtoresha e Hipotekave
Zbulohet arsyeja pse u shkarkua drejtoresha e HipotekaveF. Tenolli
Lajme
Blerina Doracaj, tashmë ish-drejtore e Zyrës së Regjistrimit dhe Verifikimit të Pasurive të Paluajtshme, e njohur ndryshe si Hipoteka është shkarkuar nga detyra në datën 2 nëntor, por vazhdoi të qëndronte deri në emërimin e pasardhësit të saj.
Doracaj, një militante e hershme në PS, e mbajti ketë post për 4 muaj dhe një ditë para shkarkimit ajo replikoi me një nga deputetet e PD-së.
Ajo denoncoi se në zyrat e ZVRPP-së punonjësit kishin ndërprerë punën në shenjë proteste për shkarkimin nga detyra të dy punonjësve.
Rama disa kohë më parë kishte deklaruar se të gjithë drejtorët e hipotekave do të shkarkoheshin pasi nuk e kishin bërë punën mirë.
Ajo u emërua në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme në vend në muajin korrik dhe tashmë në vendin e saj u emërua Elion Semanaj.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, Semanaj ishte fituesi i një konkursi me 26 vende vakante për kreun e Hipotekave, i cili nisi më 2 nëntor.
Ai u emërua nga Rama në postin e drejtorit të ri të Hipotekave.
JOQ.al