Video
Zbulohet çfarë gjendej brenda valixheve që oficerët e policisë nxorën nga shtëpia e Saimir Tahirit
Zbulohet çfarë gjendej brenda valixheve që oficerët e policisë nxorën nga shtëpia e Saimir TahiritF. Tenolli
Lajme
Ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë u bë kontrolli i banesës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Oficerë të policisë gjyqësore bënë një kontroll në banesë në prezencën e avokatit të tij Maks Haxhia ndërkohë që Tahiri qëndronte në ballkon duke tymosur cigare.
Kur dolën, oficerët futën në furgon dy valixhe të mëdha që mendohet se ndër sende të tjera që kishin brenda, ishin edhe bizhuteritë e shtrenjta të bashkëshortes dhe nënës së Tahirit, që kapin vlerën e 18 mijë eurove.
Në përgjimet e dosjes “Habilaj”, Moisi Habilaj i rrëfente shokut të tij Sabit se i kishte blerë bashkëshortes dhe nënës së ish-ministrit byzylykë me gurë të çmuar dhe diamante.
Përgjimi:
Moisiu futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë”.
Moisi: Bënë goxha.
Sabi: 1000 euro?
Moisi: Sa?
Sabi: 2000 euro…
Moisiu tregon se të dy bënin 18 mijë euro, por i kishte marrë për gjysmën e lekëve.
Sabi: I pagove 9 mijë euro me lekë në dorë?
Moisi: Po.
Sabi: Nuk kishte ndonjë telekamera?
Moisi: Jo. Vetëm ajo përpara gjykatës.
Moisiu i tregon se njërin nga byzylykët ia ka marrë nënës dhe tjetrin gruas së tij me gurë të çmuar dhe diamante.
JOQ.al