Video
Zbulohet pronari i makinës së Orest Sotës, kush është biznesmeni që akuzoi Bashën për gjobëvënie?
Zbulohet pronari i makinës së Orest Sotës, kush është biznesmeni që akuzoi Bashën për gjobëvënie?F. Tenolli
Lajme
Automjeti me të cilin udhëtonte Orest Sota në momentin kur iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është ën pronësi të biznesmenit Armand Lilo.
Ky fakt konfirmohet dhe nga polica e sigurimit të automjetit që ka siguruar Hashtag.al.
Emri i Lilos u kthye në kryefjalën e muajit korrik të këtij viti që prej protestës nga qytetarët e ish-parkut të autobusëve ndaj një lejeje të dhënë mbi lulishte.
Lulzim Basha asokohe i doli në krahë banorëve dhe i mbështeti, por ndërtuesi që kishte përfituar lejen, Armand Lilo, bëri një deklaratë publike ku pretendoi se kunati i Lulzim Bashës dikur i kishte vënë gjobë për të realizuar këtë ndërtim.
Pasi Lilo bëri këtë akuzë, kunati i Bashës e paditi Lilon në gjykatë për shpifje dhe ky i fundit e humbi gjyqin.
Është interesante se si rrethi i personave të lidhur me Orest Sotën përfshin jo vetëm ish-ministrin Tahiri dhe patentat e tij, por dhe pronësia e automjetit të sekuestruar rezulton e lidhur me biznesmenin Armand Lilo, një biznesmen atipik, i angazhuar dhe në beteja politike në favor të Rilindjes.
JOQ.al