Video
Zbuloni klubet që shpenzojnë më shumë për pagat e lojtarëve
Zbuloni klubet që shpenzojnë më shumë për pagat e lojtarëveL. Çela
Sport
As Real Madrid, as Barcelona. Listën me klubet që paguajnë më mirë skuadrat e tyre e kryeson klubi i çmendurive të merkatos, PSG-ja.
Pra, as Chelsea dhe as Manchester City, të cilat në vitet e fundit kanë bërë bujë me pagat pa kufij.
Me 317 milionë euro në vit, PSG-ja aktualisht është numri 1, me brazilianin Neymar si lojtarin më të paguar (600 mijë euro në javë). Pas parisienëve renditet Barcelona, e cila shpenzon 294 milionë euro në vit për lojtarët.
Ja lista e publikuar së fundmi nga "Daily Mail":
PSG – 317 milionë euro
Barcelona – 294 milionë euro
Man. United – 294 milionë euro
Chelsea – 279 milionë euro
Man. City – 272 milionë euro
Real Madrid – 267 milionë euro
Bayern – 262 milionë euro
Arsenal – 234 milionë euro
Liverpool – 234 milionë euro
Juventus – 167 milionë euro
JOQ.al