Video
“Zbythet” Armand Duka, vlonjatët luajnë me tifozë kundër Skënderbeut
"Zbythet" Armand Duka, vlonjatët luajnë me tifozë kundër SkënderbeutL. Çela
Sport
Dënimi prej 4 ndeshjesh i Flamurtarit për çështjen e tifozerisë është ulur sot në Komisionin e Apelit.
Masa ndëshkimore që krijoi shumë bujë këtë javë është ulur nga katër në dy ndeshje. Pra, skuadra vlonjate duhet të luajë vetëm ndeshjen ndaj Skënderbeut pa tifozë.
Kuqezinjtë mund të shlyejnë gjysmën e dënimit duke paguar, që do të thotë se e gjitha është në dorë të administratorit Sinan Idrizi.
Megjithatë, nuk thuhet me siguri që ai do ta bëjë këtë, sepse i duket sikur do të paguajë para për xhepat e Armand Dukës, njeriut të cilit i ka shpallur luftë prej kohësh.
JOQ.al