Video
“Zhduken” dy 16 vjeçare nga Kamza, shoqet i dëgjuan të thonë se do shkonin në…
"Zhduken" dy 16 vjeçare nga Kamza, shoqet i dëgjuan të thonë se do shkonin në…S. Shtjefni
Lajme
Ditën e sotme është bërë një denoncim në Policine e Tiranës në Komisariatin nr 5 nga familjarët e dy vajzave 16 vjeçare me inicialet A.O dhe E.P, të cilat rezultojnë të zhdukura prej më shumë se 24-oresh.
Fillimisht familjarët kanë pyetur shokët dhe shoqet e shkollës së vajzave për të zbuluar se ku mund të kenë shkuar. Vajzat ishin në vitin e dytë në shkollën e mesme në Kamëz.
Nga dyshimet e para familjarët thonë se adoleshentet mund të kenë udhëtuar në drejtim të Kosovës, edhe pse nuk kanë asnjë provë konkrete.
Bashkmoshataret e tyre në shkollë, kanë thënë se motrat mund të kenë shkuar bashkë në Kosove, pasi njëra prej tyre, i kishte dëgjuar të flisnin me njëra-tjetrën për një udhëtim të tillë.
Ndërkohë mësuesit e shkolles nuk kanë asnje dijeni se kur mund të jenë larguar e se ku kanë shkuar.
Shtetasit M.P, përkatësisht vëllai i njërës vajzë dhe B.O, babai i vajzës tjetër, hedhin dyshimet e para se vajzat mund të jenë rrëmbyer për qëllime trafikimi jashtë vendit
Nga babai i njërës nga vajzat, raportohet se Policia ka kërkuar informacion nga Policia Kufitare në Kukës për të zbuluar nëse 16 vjeçaret kanë kaluar kufirin, por deri më tani nuk raportohet asnjë gjë e tillë.
JOQ.al