Video
Zhdukja misterioze e avokatit, gjurmët e tij gjenden në traget
Zhdukja misterioze e avokatit, gjurmët e tij gjenden në tragetA. Shehaj
Lajme
Kanë kaluar plotë 10 ditë pas humbjes së avokatit Besnik Muça, i cili u nis nga Durrësi për të shkuar në Itali, tek e shoqja, por as nuk mbërriti e as nuk zbriti kurrë në tokën italiane.
Bashkëshortja e tij bëri denoncimin në policinë italiane dhe njëkohësisht edhe policia e prokuroria shqiptare kanë nisur hetimet mbi këtë zhdukje misterioze.
Jo më larg se sot, në tragetin "Adria Ferries", me të cilin Muça ishte nisur për në Itali, ka gjetur një çantë me disa prej sendeve të avokatit. Në traget u gjetën xhupi, një kartë qëndrimi italiane dhe çanta me sendet personale.
Ajo që binte në sy është mungesa e pasaportës shqiptare të Besnik Muçës.
Avokati që punonte në Tiranë do të takonte të shoqen, Miranda Muçën, e cila prej vitesh jetonte në Itali, ndërsa i vëllai ka treguar se e ka telefonuar rreth një orë para se të nisej nga Durrësi, por telefoni i tij rezultonte i fikur.
JOQ.al