Video
Zjarr në makinën e oficerit në Vlorë, policia: Është e qëllimshme
Zjarr në makinën e oficerit në Vlorë, policia: Është e qëllimshmeA. Shehaj
Lajme
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës që lamë pas në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:10 të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa pjesa e përparme e mjetit është djegur pjesërisht.
Zyrtarisht mësohet se mjeti tip ''Benz'', është në pronësi të shtetasit Z.Z., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qenë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme, tek motori është konstatuar lëndë djegëse.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
JOQ.al