Video
Zv.ministri nuk i shkon në emision, Fevziu: Ky është karagjozllëk
Zv.ministri nuk i shkon në emision, Fevziu: Ky është karagjozllëkA. Shehaj
Lajme
Mbrëmjen e djeshme, zv.ministri i Brendshëm, Besfor Lamallari ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, por përmes një mesazhi ka bërë të ditur mungesën e tij me arsyetimin se ishte i ftuar në një darkë.
Ka qenë vetë Blendi ai që ka lexuar mesazhin live në emision, ndërsa thotë se sms-ja i është dërguar vetëm 30 minuta para nisjes së transmetimit.
Fevziu nuk është përmbajtur dhe reagimi i tij është epik:
Ky është karagjozllëk se kur ke një darkë nuk konfirmon pjesëmarrjen në studio, por shkon në darkë. O studion o darkën, kur do t’i bësh të dyja, s’bën asnjërën. Ky është një nga gjestet më kaotike në 20 vjet.”
JOQ.al