Video
Zyrtari i lartë që po hetohet në Elbasan, gazetarja: Ju tregoj ç’do ndodhë në pak ditë
Zyrtari i lartë që po hetohet në Elbasan, gazetarja: Ju tregoj ç'do ndodhë në pak ditëD. Cani
Slide-kryesor-1
Një zyrtar i lartë, i zgjedhur, në qytetin e Elbasanit është duke u hetuar për çështje pasurie dhe pritet që ditët në vijim, të kemi zhvillime për këtë çështje.
Ka qenë gazetarja Klodiana Lala ajo që ka konfirmuar në emisionin Opinion sonte se personi në fjalë është një zyrtar i zgjedhur.
Lala tha se ky ka qenë edhe fokusi i takimit që Drejtori i Komanduar i Policisë së Elbasanit, zoti Altin Qato ka pasur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gazetarja tha:
Ne dijenine time zoti Qato ka diskutuar për një zyrtar shumë të lartë në Elbasan që është duke u hetuar, nuk është thashethem dhe më besoni për këtë, bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që zoti Qato me mberritjen ne Elbasan ka nisur hetimet për këtë zyrtar të lartë, i zgjedhur, është i zgjedhur, në kaudër të këtij hetimi të nisur për cështjen e pasurisë me prokurorinë e Krimeve të Renda, fokusi kryesor i takimit ka qenë ky, me pas jane analizuar edhe te dhenat per ngjarjet e tjera".
JOQ.al