Connect with us

1.3 ton kokainë me vlerë 39 milionë euro, ja ku e kishin fshehur drogën trafikantët e tmerrshëm shqiptarë

Video

1.3 ton kokainë me vlerë 39 milionë euro, ja ku e kishin fshehur drogën trafikantët e tmerrshëm shqiptarë

1.3 ton kokainë me vlerë 39 milionë euro, ja ku e kishin fshehur drogën trafikantët e tmerrshëm shqiptarëF. Tenolli

Lajme

File photo dated 14/12/07 of a mock-up picture representing cocaine. Drug poisoning deaths have surged to a new record level, driven in part by a jump in fatalities involving cocaine.

Gjatë një operacioni në Bordo të Francës janë vënë në pranga 23 persona dhe mes tyre 3 shqiptarë.

Bilanci i këtij superaksioni të zhvilluar ditën e diel ishte 1.3 ton kokainë me vlerë 39 milionë euro.

Trafikantët amerikano-latinë ishin siguruesit kryesorë të lëndës narkotike dhe grupet e ndryshme kriminale sillnin në Francë sasi të mëdha droge.

1 kg kokainë shitet në vlerën e 30 mijë eurove dhe nga 1.3 ton, trafikantët do të siguronin plot 39 milionë euro.

Kokaina ishte fshehur në valixhe dhe në çanta sportive.

Televizioni francez “BFM TV” raporton se janë sekuestruar gjithashtu edhe 7 automjete dhe qindra-mijëra euro para të thata.

Trafikantët, sipas hetimeve, ishin të aftë të siguronin qindra kilogramë kokainë për të furnizuar tregjet franceze, italiane, spanjolle, angleze e shteteve të tjera të Europës Perëndimore.

Për të goditur këtë rrjet kriminal, autoritet franceze kanë bashkëpunuar me DEA-n amerikane, autoritet spanjolle dhe ato kolumbiane.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top