Connect with us

120 produkte shqiptare shkaktojnë kancer/ Pesticidet toksike të komunizmit vazhdojnë të helmojnë tokën

Video

120 produkte shqiptare shkaktojnë kancer/ Pesticidet toksike të komunizmit vazhdojnë të helmojnë tokën

120 produkte shqiptare shkaktojnë kancer/ Pesticidet toksike të komunizmit vazhdojnë të helmojnë tokënS. Bardhi

Lajme

Produktet ushqimore që konsumojnë shqiptarët nuk kanë probleme vetëm me datën e skadencës, por me sa duket edhe me habitatin e tyre të rritjes.

Nëse konsumoni produkte shqiptare si gjalpi, qumështi, fasulet, vaji, uji, frutat e thata, vera, të prodhuara që nga fushat e Korçës e deri në lartësitë e Kukësit, nuk jeni të sigurtë për shëndetin tuaj. Kanceri i mëlçisë, sëmundjet e sistemit imunitar dhe ato të veshkave mund të jenë pasojat që mund të keni në afatgjatë.

E gjithë kjo gjëmë shkaktohet nga një lëndë pesticide e njohur si Lindan, që është përdorur në bujqësi në vitet e fundit të komunizmit por që i ka rezistuar kushteve atmosferike dhe është përhapur përmes prodhimeve të tokës, ujërave që rrjedhin përmes saj dhe faktorëve të tjerë natyrorë dhe atmosferikë. Ky është thelbi i një investigimi serioz dhe të thelluar që ka bërë agjencia BIRN.

Artikulli i referohet një studimi tre vjeçar të kryer në Fakultetin e shkencave të natyrës nga Profesor Aurel Nuro dhe kandidatja për doktorane Oljana Pine, që përmbledh periudhën 2014-2016. Ai ka konfirmuar gjurmë lindani në 120 mostra produktesh të ndryshme ushqimore nga i gjithë vendi. Studimi ka konfirmuar gjurmë të lindanit thuajse në të gjitha mostrat e analizuara, të marra në të gjithë territorin e vendit që nga Korça e deri në Kukës.

Në artikull thuhet:

Ai është element kimik pa ngjyrë dhe erë karakteristike, i patretshëm në ujë dhe me qëndrueshmëri të lartë kundrejt ujit, dritës dhe ajrit. Ka veti të përhapet në shtresat tokësore me ujërat e reshjeve apo ato të përdorura për vaditje. Është i qëndrueshëm në mjedis dhe është i bioakumulueshëm në zinxhirin ushqimor si nga bimët ashtu dhe kafshët, madje dhe në mikroorganizma.”

Kimisti Aurel Nuro shpjegon që pavarësisht kohës prej të cilës është konsumuar një produkt me përmbajtje të këtij pesticidi ai është i aftë të komplikojë shëndetin.

Nuro thotë:

Janë prokancerogjen shumë efektivë, kanë qëndrueshmëri shumë të lartë, shkaktojnë deformime gjenetike që mund të çojnë në tumore, ndikojnë tek gjëndrat endokrine, shkaktojnë probleme në riprodhim.”

Kjo lëndë të cilën natyra e absorbon me tepër vështirësi, është përdorur tërësisht në bujqësinë komuniste në vitet ’80. Fillimisht ajo importohej nga jashtë dhe më pas filloi të prodhohej në vend, në Porto Romano të Durrësit me përbërës edhe me të rrezikshëm dhe me efekte më të forta.

Efektet e shumta anësore të tyre kanë bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe FAO ta ndalojnë përdorimin. Prania e kësaj lënde në prodhimet e bujqve shqiptarë i ka bërë shpeshherë të ndaluara eksportet e tyre drejt tregut europian./ Investigimi i plotë vazhdon KËTU.

Aurel Nuro, profesor i asociuar në Departamentin e Kimisë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, i cili që prej vitit 2004 merret me studimin e ndotësve klor organikë. Foto nga Esmeralda Keta.
Fshatarë duke mbjellur speca, në fshatin Gosë pranë Kavajes. Foto nga Adnan Beci LSA.
Miranda Huta . përgjegjëse në QTTB Fushë Krujë. Foto nga Esmeralda Keta.
Specialistë Hollandez dhe Shqiptarë duke hequr mbetjet e pesticideve toksike Lindan dhe DTT, nnje prej magazinave të ish fabrikës kimike, në Porto Romano, në Durrës. Foto nga LSA.
Shpresa Prenjasi, banore e Porto Romanos, ku dikur ngrihet ndërmarrja kimike e Lindanit. Foto nga Esmeralda Keta.
Specialistë Hollandez dhe Shqiptarë duke hequr mbetjet e pesticideve toksike Lindan dhe DTT, nnje prej magazinave të ish fabrikës kimike, në Porto Romano, në Durrës. Foto nga LSA
Specialistë Hollandez dhe Shqiptarë duke hequr mbetjet e pesticideve toksike Lindan dhe DTT, nje prej magazinave të ish fabrikës kimike, në Porto Romano, në Durrës. Foto nga LSA
Specialistë Hollandez dhe Shqiptarë duke hequr mbetjet e pesticideve toksike Lindan dhe DTT, nnje prej magazinave të ish fabrikës kimike, në Porto Romano, në Durrës. Foto nga LSA
Arbeni nxjerr të ardhura nga mbetjet e ndotura të uzinës së superfosfatit në Laç. Foto nga Esmeralda Keta.
Specialistë Hollandez dhe Shqiptarë duke hequr mbetjet e pesticideve toksike Lindan dhe DTT, nnje prej magazinave të ish fabrikës kimike, në Porto Romano, në Durrës. Foto nga LSA

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top