Connect with us

“2 muaj që flinin nëpër ferra, në shi e në të ftohtë”, shqiptari tregon tmerrin e emigrimit nga Bilbao

Video

“2 muaj që flinin nëpër ferra, në shi e në të ftohtë”, shqiptari tregon tmerrin e emigrimit nga Bilbao

"2 muaj që flinin nëpër ferra, në shi e në të ftohtë", shqiptari tregon tmerrin e emigrimit nga BilbaoS. Shtjefni

Vec-e-jona

Kërkimi i një jetese më të mirë ka detyruar shumë të rinj të braktisin vendin dhe familjen e tyre.

Shumë prej tyre janë larguar nga vendi edhe ilegalisht, duke përdorur shumë mënyra për të kaluar në shtetet e Europës dhe jo vetëm.

Nuk janë të rralla rastet ku shqiptarët përballen me kushtet e vështira duke vënë jetën në rrezik. Kalimi i shqiptarëve për në Angli shpesh herë ka pushtuar dhe mediat e huaja, pasi është një nga vendet më të lakmuara për shqiptarët.

Nëse deri tani pikëkalimi ka qenë nëpërmjet Francës, Holandës dhe Gjermanisë, tashmë prej muajsh është Bilbao në Spanjë ura që siguron futjen në kufinjtë britanik.

Por, as Bilbao nuk është fushë me lule dhe këtë e demonstrojnë fotot e mëposhtme, të cilat qytetari i shoqëron me fjalët:

Përshëndetje JOQ! Shikoni se si vuan rinia shqiptare ne Bilbao duke tentuar për të ikur në Angli, toka e bekuar. Aty kishte edhe me nga 2 muaj që flinin nëpër ferra, në shi e në të ftohtë, sepse në Bilbao nuk del thuajse asnjëherë dielli, ka vetëm re dhe shi. Dhe ta mendosh se në foto nuk kam kapur as gjysmën e refugjatëve, sepse kishte edhe shumë të tjerë që flinin në pyll."

Nëse po mendoni që të emigroni edhe ju bëni mirë që të barazpeshoni njëherë jetesën dhe mundësitë reale në Shqipëri me sakrificat dhe punën që do të bënit jashtë vendit.

Fotot flasin vetë…

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top