Connect with us

Masat për ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit, policia do bëjë anti-terror në Elbasan

Video

Masat për ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit, policia do bëjë anti-terror në Elbasan

Masat për ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit, policia do bëjë anti-terror në ElbasanK. Demiraj

Sport

pols-650x358Mbrëmjen e nesërme në orën 21:05 luhet ndeshja Skënderbeu-Partizan Beograd në "Elbasan Arena" e vlefshme për grupet Europa League.

Kjo ndeshje do te ketë masa të veçanta dhe mjaft të rrepta pasi është etiketuar si me rrezikshmëri të lart nga UEFA. Edhe pse do të mungojnë fansat serbë, policia ka marrë masa ekstreme, ku gjithçka i ngjan një anti-terrori.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese “Skënderbeu” dhe “Partizani i Beogradit”,

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese “Skënderbeu” – “Partizani i Beogradit”, e cila do të zhvillohet më datë 19.10.2017, në orën 21:05, në Stadiumin “Elbasan Arena.”

Duke filluar nga ora 17:00, datë 19.10.2017 ju bëjmë me dije;

– Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të stadiumit “Elbasan Arena”.

– Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë

Nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa ” deri në dalje në unazë do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas.

– Do të bllokohet rruga “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

– Do të bllokohet Bulevardi “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Shatërvanit, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve

– Lëvizja e mjeteve do të bëhet nëpërmjet Unazës të qytetit

– Aksi rrugor nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë për në 5 Maj, në drejtim të Spitalit do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

– Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 221 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja.

– Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloi)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm, apo banderola me mbishkrime nxitëse dhe raciste.

Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të Stadiumit nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, të tregohen mirëkuptues duke mbyllur aktivitetet e tyre.

Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top