Connect with us

Publikohet fotoja/ Ylli Baka duke ngrënë drekë me Habilajt në Dhërmi

Video

Publikohet fotoja/ Ylli Baka duke ngrënë drekë me Habilajt në Dhërmi

Publikohet fotoja/ Ylli Baka duke ngrënë drekë me Habilajt në DhërmiF. Tenolli

Lajme

Dosja e Habilajve është padyshim çështja më “e nxehtë” e ditëve të fundit pas përmendjes së emrit të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në përgjimet e grupit kriminal.

Pasi emri më i lakuar i ditëve të fundit ishte ai i Tahirit, ditën e sotme është zbardhur një tjetër pjesë e përgjimeve të dosjes dhe aty është përmendur edhe këngëtari shqiptar Ylli Baka.

Në dosjen voluminoze të përbërë prej 461 faqesh, Baka përmendej si përdorues i lëndëve narkotike.

Nga përgjimet dhe biseda mes tyre, ata flasin për kokainë, pasi përmendin kartë, që shërben për të bërë gati kokainën para se të konsumohet.

Në rrjet qarkullon një foto e Habilajve dhe Bakës të ulur në një tavolinë duke drekuar. Gjithashtu në tryezë gjendet edhe Sokol Bode, në atë kohë shefi i Policisë Kufitare në Dhërmi.

Fotoja është publikuar nga opozita për të treguar lidhjet e ngushta të policisë me kriminelët.

Në lidhje me këtë histori Baka ka rrëfyer se Habilajt ishin adhurues të muzikës së tij dhe kishte kënduar disa herë në gëzime familjare të fisit nga Vlora.

Baka është një këngëtar mjaft i pëlqyer për publikun shqiptar në rrugën e muzikës popullore. Bashkëpunimi i tij më i fundit erdhi me Bes Kallakun në këngën që u bë hit “Gëzuar Baftjar”.

Emri i tij përmendet në dialogun e trafikantëve, të zbardhur në dosjen e përgjimeve.

Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, përmendet edhe emri i Ylli Bakës. Nga përshkrimet që bëjnë autoritetet italiane, në një ndalesë që ka bërë makina, aty kalon Moisi Habilaj me Eltonin.

Të dy qeshin”, – përshkruhet në dosje.

Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top