Connect with us

Prindërit na qanin për vdekjen e Enverit, ne sot qajmë për burgun e Tahirit

Video

Prindërit na qanin për vdekjen e Enverit, ne sot qajmë për burgun e Tahirit

Prindërit na qanin për vdekjen e Enverit, ne sot qajmë për burgun e TahiritL. Çela

Vec-e-jona

Nëse ka një shprehje tipike shqiptare që të acaron nervat, është "ky vend nuk bëhet". E kemi thënë kaq herë, saqë është pak ta quash bajate.

E drejtë, por atdhetarët tanë, të cilët e kanë thënë të parët, meritojnë një çmim "Nobel" jo vetëm për togfjalëshin domethënës, por edhe për parashikimin e pashembullt që kanë bërë.

Në vitin 1985, kur vdiq diktatori Enver Hoxha, shumica e prindërve tanë qanin me dënesë. Ata ishin edhe fëmijë, por ndjenin vuajtje. Ndoshta se shihnin prindërit. Për më tepër, ishin dendur në "ilaçet e Partisë": propagandë të llahtarshme dhe fasada.

Skenari përsëritet! Në vitin 2017, me televizione, rrjete sociale, uebsajte, internet, viza për të parë thuajse gjithë botën, informacione në kohë reale, modernitet, barkun me bukë, me shkollat plot dhe të paktën dyfishin e të mirave që kishin fatkeqët e komunizmit, qajmë për Saimir Tahirin!

Disa simpatizantë partiakë sot e pritën si hero, duke e mbrojtur me mish e me shpirt në pragun e shtëpisë, edhe pse tashmë na e thotë edhe bota që ky ish-Ministër ka fituar 5 milionë euro në një muaj si trafikant droge.

Këta jemi ne! Na vjen keq, Shqipëri, por nuk do të të bëjmë kurrë! /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top