Connect with us

“E keni kërcënuar Ramën se do e tërhiqni pas vetes?”, flet Tahiri duke shpjeguar dhe lidhjen me Habilajt

Video

“E keni kërcënuar Ramën se do e tërhiqni pas vetes?”, flet Tahiri duke shpjeguar dhe lidhjen me Habilajt

"E keni kërcënuar Ramën se do e tërhiqni pas vetes?", flet Tahiri duke shpjeguar dhe lidhjen me HabilajtS. Bardhi

Lajme

Në gjithë këtë temë të nxehtë që ka tronditur politikën shqiptare nuk mund të lihej pa përmendur lidhja e Tahirit me Habilajt.

Saimir Tahiri tha për këtë lidhje farefisnore me grupin kriminal të Habilajve:

Mbaj përgjegjësi morale që këtë makinë ua shita kushërinjve të mi të cilët paskan pasur aktivitet kriminal dhe këtë e bëra disa ditë pasi u bëra ministër. Duhet të jenë kushërinjtë e mi të rangut të 10-të, të largët me të cilët s’kam pasur marrëdhënie. Nuk kam ngrënë kurrë drekë me ta, vetëm në festa familjare që mund të kemi qëlluar bashkë. Shitja e makinës është bërë më noteri të rregullt, vetëm që ata nuk e kishin kaluar në emrin e tyre. Kam shitur një makinë të cilën familjarët e mi, duke njohur edhe këta si blerës, ua shitëm. Ky është i vetmi gabim imi moral.”

Por, i pyetur nëse në takimin me Ramën, Tahiri ka kërcënuar këtë të fundit se do e tërheqë pas vetes, ish-ministri u shpreh:

Këto janë përralla. Unë nuk kërcënoj njeri, aq me tepër kur e vërteta ime nuk është kërcënim. Rama nuk ka arsye të ndihet i kërcënuar apo të ketë frikë nga mua.”

A keni marrë para nga Habilajt, sepse në përgjimet e raportit italian kështu rezulton, ka pyetur Fevziu dhe Tahiri u përgjigj:

Këta njerëz që me njëri-tjetrin bënin biseda deklarojnë se unë fitoja 5 mln euro në muaj vetëm 2 muaj pasi kisha marrë detyrën, këta njerëz po tallen. Sikur gjithë Shqipërinë ta mbillja me drogë nuk do fitoja kurrë një shumë të tillë.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top