Connect with us

A u kërcënua Tahiri për të birin? Ç’po ndodh pak minuta para mbledhjes së Këshillit?

Video

A u kërcënua Tahiri për të birin? Ç’po ndodh pak minuta para mbledhjes së Këshillit?

A u kërcënua Tahiri për të birin? Ç'po ndodh pak minuta para mbledhjes së Këshillit?A. Shehaj

Lajme

Pak minuta më pas do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur nëse Saimir Tahirit do t'i hiqet apo jo imuniteti, për t'u arrestuar më pas nga prokuroria, e cila ka bërë kërkesë në Kuvend.

Ndërkaq, ajo që u vu re mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion", gjithçka që donte të bënte Tahiri, i cili herë pas here fliste për të vërtetën që kishte në anën e tij, ishte të mbronte të birin 6-vjeçar dhe të bënte atë të ndihej krenar.

Një pjesë e madhe e bisedës së Tahirit u përqendrua tek krenaria që do që i biri të ketë për të në të ardhmen, duke dhënë kështu ndoshta edhe një mesazh të nënkuptuar "mos ma prekni djalin".

Ai madje u përlot kur bëhej fjala për të birin, ndërsa ajo që pyesim ne është: A është kërcënuar vallë Tahiri për të birin?

Socialisti vetë pranoi tek Fevziu se do ta arrestonin, ndërsa në media flitet se ish-ministri i Brendshëm ka informacione dhe prova e pamje filmike që inkriminojnë edhe Kryeministrin në trafikun e drogës.

Interesante ishte pyetja e gazetares Juli Xhokaxhi, nëse këtë herë Tahiri do të sakrifikonte veten për partinë apo partinë për veten.

Edhe një herë ish-ministri e ktheu bisedën tek i biri, duke dhënë një mesazh të nënkuptuar, edhe pse tha se nuk i ka kërkuar asnjë favor Ramës apo kolegëve të tij të tjerë.

Këto janë disa nga fjalët e djeshme të Tahirit në lidhje me Ramën dhe të birin:

Dua që im bir që sot është 6 vjeç, të kthejë kokën pas dhe të ndihet krenar për të atin kur të jetë 16. I vetmi shqetësim i imi është familja ime. Në ditën që unë do fitoj këtë të vërtetë do përballem në mënyrë spektakolare, për sa kohë ka njerëz që besojnë tek mua. Dua që im bir të rritet me të drejtën dhe të mos kthejë kokën prapa dhe të ndihet keq për të atin. I kam thënë Ramës që nuk dua imunitet, nuk dua mburojë nga askush. Them që kam bërë zgjedhjen e duhur".

Nga ana tjetër, prokurori Llalla kërkon "kokën" e Saimir Tahirit, ndërsa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa u shpreh pak më parë se deri më tani prokuroria nuk ka dhënë asnjë provë të mjaftueshme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.

Ngelet vetëm pak minuta për të mësuar se çfarë do të ndodhë.

Në orën 10:54 ai mbërriti në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ku u prit nga gazetarët e u shoqërua me brohoritje nga simpatizantët e mbështetësit e tij.

E vetmja gjë që tha ishte:

Nuk prisni dot edhe 5 minuta?

Ai eci në këmbë nga ambientet e shtëpisë së tij për në Kryesinë e Kuvendit, si të ishte kjo ecja e tij e fundit në liri para burgosjes./JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top