Connect with us

Sa mijëra euro e bleu Tahiri makinën “Audi A8” dhe pse ia shiti 3 herë më pak kushërinjve Habilaj?

Video

Sa mijëra euro e bleu Tahiri makinën “Audi A8” dhe pse ia shiti 3 herë më pak kushërinjve Habilaj?

Sa mijëra euro e bleu Tahiri makinën “Audi A8” dhe pse ia shiti 3 herë më pak kushërinjve Habilaj?F. Tenolli

Lajme

Makina e famshme e cila e implikoi Tahirin në dosjen e Habilajve është blerë nga ish-ministri i Brendshëm me një vlerë fillestare prej 21 mijë eurosh.

Vetëm pas 9 muajsh përdorim, Tahiri ia ka shitur mjetin e tij kushëririt Artan Habilaj për 980 mijë lekë të reja, prej rreth 7 mijë euro.

Saimir Tahiri me një llogari të thjeshtë ka humbur nga kjo makinë për të periudhë të shkurtër kohore 14 mijë euro, 1/3 e vlerës me të cilën është blerë.

Arsyeja pse ish-ministri ia ka shitur kushëririt të tij të largët, makinën luksoze për një vlerë realisht të vogël në krahasim me atë fillestare, nuk është ende tërësisht e qartë.

Në kontratë thuhet se makina Audi A8 me targa AA 003 GB vit prodhimi 17.09.2008 është blerë shtetasi Saimir Bashkim Tahiri e ka blerë automjetin nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja për 21 mijë.

“Ishte xhaxhai ndërmjetësi për shitjen e makinës te Habilajt”

Dje në emisionin “Opinion” Tahiri u shpreh se ndërmjetës për shitjen e automjetit tek Habilajt ishte bërë xhaxhai i tij. Ai i ishte drejtuar xhaxhait dhe ky i fundit i kishte gjetur blerësit.

Ai është shprehur se:

Kur u emërova ministër mu duk e arsyeshme të shisja makinën time. Xhaxhai im më gjeti blerës Habilajt dhe e shita siç mund t’ia shisja çdo njeriu. Unë nuk i njoh fare, thjesht kam firmosur kontratën.

Në lidhje me akuzat se kishte udhëtuar në makinë me Artan Habiljan, Tahiri ka deklaruar se:

Kam udhëtuar me familjen, por nuk kam qenë i shoqëruar nga Habilajt. Artan Habilaj nuk ka udhëtuar kurrë në makinën time. Gabim im është që të mos përdorja makinën zyrtare dhe për kollaj mora makinën nga xhaxhait im, meqë ai u bë sebep për ta shitur. Ia kërkova makinën për të shkuar me pushime. Mund të gjeja çdo makina, por në atë kohë më shkoi në mendje të merrja makinën që kisha pasur, kjo më ngarkon me përgjegjësi morale. Kur shkova me pushime i jepja vetë makinës. Me Habilajt nuk kam udhëtuar kurrë në Itali. Në festa familjare mund të kemi qenë në të njëjta vende por s’kam pasur marrëdhënie të ngushtë aq më pak të lejoja zhvillim aktiviteti kriminal. Gabimi im i vetëm është që u shita makinën atyre.

Klauzola 1 milionëshe që shmang deklarimit e burimit të parave

Ligji aktual të detyron të vërtetosh burimin e të ardhuave nëse bën një blerje me vlerë më të madhe se 1 milion lekë.

Artan Habilaj nuk ka qenë i detyruar ta deklarojë burimin e të ardhurave për vetëm 20 mijë lekë të reja, pasi e ka blerë makinën për 980 mijë lekë ndaj nuk e kapte klauzola 1 milionëshe e detyrimit për deklarimin e burimit të ardhura.

Mbase kjo ka qenë edhe arsyeja e paraqitjes së një vlerë kaq të vogël në dokumentin e shitjes së Audit A8 në krahasim me 21 mijë euro që ishte blerë 9 muaj më parë.

Mundet që Saimir Tahiri t’ia ketë bërë këtë nder kushëririt të largët, duke bërë një shkelje të vogël ligjore, edhe pse sa ishte emëruar ministër i Brendshëm.

Sajmir Tahiri

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top