Video
Si po shkon Tahiri në burg për një presje, pyetja që “i mbylli gojën” prokurorit
Si po shkon Tahiri në burg për një presje, pyetja që "i mbylli gojën" prokuroritA. Shehaj
Lajme
Pala e akuzuar dhe konkretisht Saimir Tahiri ka marrë fjalën dhe i ka drejtuar disa pyetje Prokurorit të Krimeve të Rënda, në lidhje me kërkesën për arrestim dhe heqje imuniteti ndaj tij.
Tahiri tha se po shkon në burg për një presje ndërsa shprehet i bindur se nuk ka qenë kurrë jashtë shtetit me Habilajt.
Ai bëri pyetje që detyroi prokurorin të mos përgjigjet.
Pjesë nga debati më poshtë:
Tahiri: Ju thoni "rezulton se keni qenë i shoqëruar nga të dyshuarit Moisi Habilaj, Artan Habilaj etj". Kush kanë këta "etj" se unë për këtë po shkoj në burg.
A jeni i bindur dhe kjo konfirmohet nga TIM-s apo kjo hamendësohet me datat, kur thoni që unë, Saimir Tahiri, kam dalë me ndonjë nga këta persona jashtë Shqipërisë në këto 4 data? Kam dalë apo jo?
Prokurori: Nuk kam arsye të përgjigjem.
JOQ.al