Connect with us

“Plas” Artan Hoxha: Ja ç’ndodhi kur u mblodhën tre prokurorë tropojanë bashkë

Video

“Plas” Artan Hoxha: Ja ç’ndodhi kur u mblodhën tre prokurorë tropojanë bashkë

"Plas" Artan Hoxha: Ja ç'ndodhi kur u mblodhën tre prokurorë tropojanë bashkëA. Shehaj

Lajme

hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një shkrim fill pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku shpreh hapur mendimin e tij për prokurorët e këtij vendi dhe përfitimin e politikanëve.

Duke bërë një paralelizëm me çështjen "Tahiri", Hoxha thotë se hera e fundit që janë parë kaq prokurorë nga Tropoja bashkë, ka që në kohën e hetimit të vrasjes së Kosta Trebickës.

Shkrimi i Artan Hoxhës:

Hera e fundit që kam parë kaq shumë prokurorë nga Tropoja bashkë në hetimin e një çështje, është vrasja (më falni vetëvrasja) e Kosta Trebickës….

Të gjithë e dimë si përfundoi ai hetim, u provua që Kostës i doli zagari përpara dhe atij iu morën mend dhe vdiq.

Prandaj në këtë vend, me këta prokurorë nuk ka për tu zbardhur kurrë Gërdeci, 21 janari, vrasja e Artan Santos, e Skerdilajd Konomit, Fatmir Xhindit, grabitja e bankës së Shqipërisë, kanabizimi i vendit, trafikimi i narkotikevë me avionë, anije, gomone, mushka, çështja CEZ-DIA, etj….

Prandaj në këtë vend Rama, Meta, Berisha, Basha, Veliaj etj, tallin… me shqiptarët dhe nuk u hyn gjemb në këmbë, ndërsa qytetarët e thjeshtë të këtij vendi shkojnë në burg dhe vrasin veten pse nuk kanë paguar 30 mijë lekë të vjetra për energjinë elektrike apo pse kapen me një gram kanabis…

Prandaj politikanë bëni qejf sa të keni këta prokurore dhe shefin e tyre Tik Llalla, ….

mos i gëzofshi paratë që i keni grabitur këtij populli …..

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top