Connect with us

“Ju tregoj arsyet pse Rama po e mbron Saimir Tahirin”

Video

“Ju tregoj arsyet pse Rama po e mbron Saimir Tahirin”

"Ju tregoj arsyet pse Rama po e mbron Saimir Tahirin"G. Hasani

Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat duke renditur akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe Edi Ramës, i cili po e mbron atë për ta nxjerrë të pafajshëm ndaj lidhjeve të tij me drogën.

Basha thotë se antimafia e Leçes ka prova të vërteta se deputeti socialist është kapur në flagrancë në trafik droge:

Për 4 vite Rama ka bllokuar çdo hetim, ai ka hequr nga puna e burgosur oficerët e policisë si Dritan Zagani. I ka quajtur kriminelë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë Habilajt me shokë, të ndihmuar nga Tahiri kryenin trafik armësh e droge. Antimafia italiane ka paraqitur prova konkrete të trafikut të drogës nga Habilajt të ndihmuar nga Tahiri dhe policë. Ka treguar se si klani i Tahirit është kapur në flagrancë në trafik droge".

Sakaq, kreu i opozitës, Basha ka renditur arsyet pse Rama po e mbron ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri që të mos i hiqet mandati i deputetit.

Basha dha këto arsye:

Edi Rama i mohon akuzat e autoriteteve italiane që Tahiri është kapur në flagrancë. Arsyeja që Rama e mohon është pasi ai është i kapur pas Saimir Tahirit dhe Habilajve. Ai ka përfituar për të blerë votat e për të mbajtur pushtetin".

basha

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top