Connect with us

“Na nxorët sekretin, do ndëshkoheni”, prokuroria ankohet dhe “kërcënon” komisionerët

Video

“Na nxorët sekretin, do ndëshkoheni”, prokuroria ankohet dhe “kërcënon” komisionerët

"Na nxorët sekretin, do ndëshkoheni", prokuroria ankohet dhe "kërcënon" komisionerëtA. Shehaj

Lajme

prokuroret

Pas daljes së detajeve në lidhje me atë që është diskutuar ditën e djeshme në Komisionin e Mandateve pa praninë e mediave dhe pasi u mor vesh se një ish-oficere policie është e gatshme të ndihmojë prokurorinë në punën e saj, ka reaguar institucioni i akuzës.

Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit e Prokurorisë bëjnë me dije se të dhënat sekrete që mund të dëmtojnë procesin e hetimit janë bërë publike nga anëtarët e Komisionit, edhe pse ata pranuan të ruanin sekretin, sipas të gjitha procedurave ligjore, e madje, edhe duke firmosur deklaratat përkatëse.

Në këtë situatë prokurorët kujtojnë se nxjerrja e sekretit përbën vepër penale.

Në deklaratë thuhet ndër të tjera:

Pavarësisht se materialet, të konsideruara sekret hetimor u paraqitën pas nënshkrimit të deklaratës përkatëse për “ruajtjen e sekretit hetimor” nga ana e anëtarëve të Këshillit, sërish rezulton se të dhëna të ndryshme janë bërë publike.

Është e rëndësishme të theksohet se nxjerrja e sekretit hetimor përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore.

Konstatohet se publikimi i të dhënave “sekret”, sidomos mbi ekzistencën e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, cenon rëndë të gjithë procesin hetimor që është në vijim, si edhe intimidon e cenon integritetin fizik të këtyre personave".

Prokuroria rikujton se në seancat e Kuvendit të Shqipërisë janë diskutuar të dhëna hetimore për një grup të strukturuar kriminal, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, të cilët përbëjnë rrezik serioz për jetën e personave që kanë dijeni për veprën penale.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top