Connect with us

Tifozët e Partizanit braktisin stadiumin për një arsye të çuditshme

Video

Tifozët e Partizanit braktisin stadiumin për një arsye të çuditshme

Tifozët e Partizanit braktisin stadiumin për një arsye të çuditshmeK. Demiraj

Sport

Tifozët e Partizanit të quajtur ndryshe 'Ultras Guerrils" kanë bërë sot një gjest të pazakontë. Ata kanë vendosur që të braktisin ndeshjen e skuadrës së tyre kundër Vllaznisë në minutën e 65-të të ndeshjes.

Shkak për këtë largim nga stadiumi është bërë prania e ekzagjeruar e forcave policiore në tribunën ku ishte vendosur grupi i tifozëve kryeqyetetas si dhe largimi i disa prej tyre.

Pas një debati në shkallët e stadiumit forcat e policisë shoqëruan jashtë stadiumit dy tifozë e më pas vazhduan të konfliktoheshin me tifozët e tjerë të pranishëm.

Në shenjë proteste, “Ultras Guerrils” dhe mbështetësit e tjerë të skuadrës së kuqe vendosën të largoheshin nga tribuna për të mos ndjekur minutat e fundit të ndeshjes.

Sa i përket ndeshjes ajo ka përfunduar me rezultatin 0-1 për ekipin kryeqytetas që mori 3 pikët sot falë golit të sulmuesit Basrak.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top