Connect with us

“A është Saimir Tahiri i pafajshëm?”, kryeminstri Rama i përgjigjet pyetjes

Video

“A është Saimir Tahiri i pafajshëm?”, kryeminstri Rama i përgjigjet pyetjes

"A është Saimir Tahiri i pafajshëm?", kryeminstri Rama i përgjigjet pyetjesS. Bardhi

Lajme

Ditën e sotme kryeministri Rama ka nisur komunikimin e javës të cilin e ka titulluar “A është i pafajshëm Saimir Tahiri?” dhe ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS-së për "publik".

Në një shtjellim të gjatë, i cili vazhdon ende Rama tha ndër tjera se e ka bërë boll avokatin mbrojtës ndaj Tahirit, por sot nuk është dita.

Edi Rama tha si më poshtë:

Pas prindërve të tij, unë jam i dyti që dua pafajësinë e Tahirit.

Saimir Tahiri ishte i pari që hyri në selinë e PS pasi unë u zgjodha kryetar. Kishte qenë vullnetar në zgjedhjet e bashkisë në vitin 2003. I ngjiti shkallët një e nga një. Për meritat e tij në punë u zgjodh edhe Ministër i Brendshëm. I dhashë besimin tim, por siç e tregoi koha puna e tij ishte e vështirë.

Nuk i kam ndërhyrë asnjëherë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve të tij. Nuk mbaj mend të kem folur asnjëherë në 4 vite me asnjë drejtor policie apo shef komisariati.

Nuk kam lejuar që ministri i brendshëm të vihej në siklet nga deputetë dhe ministra që filluan të më ankoheshin për gjobat që merrnin nga policia.

Mos telefononi ministrat për t’ju futur në punë, sepse e kanë të ndaluar nga unë për ta bërë këtë.

Ai ishte ministri më i urryer por edhe më i dashur dhe këto shkojnë gjithmonë bashkë në Shqipëri.

Dhe mbi të gjitha ministri i brendshëm perceptohej si njeriu im më i besuar dhe kjo nuk është e vërtetë, por detyra më ka vendosur në mbrojtje të tij.

Në fakt isha unë që më shumë se çdo ministri tjetër mu desh t’i gjendesha pranë punës së tij.

Sot Saimiri nuk është më ministër dhe një fije peri e ndaj në sytë e publikut të zhytet në llumin e akuzave të një grupi të organizuar kriminal që i ka rastisur t’i ketë kushërinj.

E kam për detyrë që të mos hesht për të folur për të vërtetën time: A është i pafajshëm Saimir Tahiri.

Kjo pyetje duket e tepërt nga ajo sjellje qesharake e Prokurorisë, një gjyq që i ngjan një inskenimi fars të veshur nga prokurorë si deputetë.

Për mua pyetja “A është i pafajshëm Saimir Tahiri?” nuk është aspak e tepërt. Përgjigjen e Samir Tahirit e kam dëgjuar personalisht dhe është e njëjta siç e keni dëgjuar edhe ju edhe gjithë Shqipëria: Kam gabuar me makinën.

Por mua nuk më mjafton vetëm përgjigja e Tahirit, e kam të pamundur të mjaftohem vetëm me të.

Do ishte zhgënjimi më i madh për mua dhe për historinë nëse Saimir nuk është ai që unë njoh.

Prandaj thoni çfarë të doni, mua nuk më intereson. Për mua nga çasti i parë i kësaj çorbe unë pres vetëm nga drejtësia.

Boll ia kam bërë avokatin Saimir Tahirit në katundet e politikës dhe nuk ma ka kërkuar kurrë por e kam bërë me vetëdije. Por kjo nuk është dita ta bëj avokatin e tij.

A jam bërë pishman? Jo kurrë.

E uroj me gjithë shpirt që Saimir Tahiri të mos bëhet pizhmani im në politikë.

Kjo parti s’ka për t’u bërë kurrë mburoja për askënd para drejtësisë.

Nuk është parë kurrë që të kërkohet arrestimi i një deputeti pa pasur prova apo pa bërë gjykimin më përpara."

Vazhdon…

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top