Connect with us

Kultivonin bimë narkotike për të mbijetuar, arrestohen 9 gra në Tiranë

Video

Kultivonin bimë narkotike për të mbijetuar, arrestohen 9 gra në Tiranë

Kultivonin bimë narkotike për të mbijetuar, arrestohen 9 gra në TiranëD. Cani

Lajme

Në fermën e kanabisit që policia zbuloi në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, punonin edhe 9 femra, gra dhe vajza që kujdeseshin për kultivimin, prerjen dhe paketimin e bimës narkotike.

Në total u sekuestruan 220 bimë kanabisi dhe 146 kg e futur në thasë gati për shitje.

Sipas burimeve në tunelin që përdorej si magazinë, hetuesit kanë gjetur edhe një listë të personave të tjerë që punonin si dhe pagesat që merrnin.

Nëntë femrat që janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Tiranës kanë pranuar se këtë veprim e kryenin për shkak të gjendjes ekonomike.

Sipas burimeve për TCh, ato shpërbleheshin me 2 mijë lek për ditë pune, ndërkohë që transportimi i tyre kryhej në mënyrë të organizuar me një furgon, herët në mëngjes.

Ferma që u gjet në një ish-zonë ushtarake fare pranë aeroportit të Rinasit dhe disa kilometra larg kryeqytetit, ka shkaktuar edhe një përplasje mes policisë se Tiranës dhe asaj të Durrësit mbi juridiksionin e këtij territori.

Policia e Tiranës tha se kishte mbajtur nën vëzhgim këtë grup por nuk sqaroi sa kohë kishte që ushtronte aktivitetin.

FEATURE (1)

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top