Connect with us

Kush është ndërmjetësja shqiptare në bandën e Habilajve, zbulohet emri

Video

Kush është ndërmjetësja shqiptare në bandën e Habilajve, zbulohet emri

Kush është ndërmjetësja shqiptare në bandën e Habilajve, zbulohet emriD. Cani

Lajme

Që prej janarit të këtij viti banda e Habilajve ka qenë në përgjim nga ga autoritetet italiane. Pikërisht që nga ku Gjykata e Catanias ka rinovuar lejen që policia të ushtrojë përgjimet telefonike dhe ato ambientale mbi bandën e Moisi Habilajt.

Por, detaje të reja kanë dalë lidhur me “shoqëruesen” shqiptare të Habilajve.

“Panorama” shkruan sot se sipas dokumentit të Prokurorisë italiane, në skenën e bandës kishin dalë disa personazhe të reja, si shoqëruesja e Moisi Habilajt në udhëtimet në Sicili, Brunilda Alikaj.

Nga përgjimet (faqja 351) Alikaj rezulton të jetë eksperte telekomunikacioni dhe në një rast udhëzon bashkëpunëtorin e Moisi Habilajt, Maridian Sulajn, që të tregohet i kujdesshëm me përdorimin e telefonit, sidomos në Itali.

Alikaj shërbente si ndërmjetëse mes Moisi Habilajt dhe Maridian Sulajt, në mënyrë që këta të dy të mos kishin komunikim të drejtpërdrejtë, pasi kishin dyshimin që ishin nën përgjim.

Madje, ata kishin sofistikuar dhe mënyrën e komunikimit mes tyre, duke përdorur citofonat e rezidencave në mënyrë që të mos regjistroheshin bisedat mes tyre.

Efektivët e policisë që mbikëqyrnin bandën e Habilajve arritën të siguronin prova dhe të zbulonin transportin e lëndëve narkotike që banda e Habilajve po organizonte në zonën e Portopalos.

Në përgjimin e policisë italiane thuhet:

Në udhëtimin e tij të fundit në Sicili, Moisi Habilaj ka qenë i shoqëruar në këtë rast nga një bashkatdhetare, e njohur si Brunilda Alikaj. Nga verifikimet e SDI, nga përgjimet u zbulua se Moisi Habilaj, pasi zbarkoi në Brindisi, në darkën e 12.01.2017, ka kontaktuar menjëherë Angelo Busaccan dhe është drejtuar në zonën e Modicas, më 13.01.2017”.

moisi-habilaj-1

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top