Connect with us

Si qëndron në këmbë xhamia 811-vjeçare e ndërtuar pa gozhdë?

Video

Si qëndron në këmbë xhamia 811-vjeçare e ndërtuar pa gozhdë?

Si qëndron në këmbë xhamia 811-vjeçare e ndërtuar pa gozhdë?A. Shehaj

Kuriozitete

Xhamia Göğceli në rajonin Çarşamba të qytetit Samsun të Turqisë e ndërtuar në vitin 1206 që prej 811 vitesh ende qëndron në këmbë.

Xhamia, e cila ndodhet brenda varrezave Göğceli në lagjen Hasbahçe, përbën një nga shembujt më të bukur të arkitekturës së Anadollit.

E ndërtuar me teknikën e ndërthurjes "kurtboğazı" pa përdorur gozhdë, ajo është një nga xhamitë më të vjetra prej druri në Turqi.

Në bazën e xhamisë është përdorur një teknikë me kunja druri për tërmetet dhe për këtë arsye theksohet se xhamia ka mbijetuar për tetë shekuj duke u bërë ballë tërmeteve.

Motivet e xhamisë, ku janë përdorur bojëra natyrale, ende ruajnë gjallërinë si në ditën e parë të saj.

Edhe sikur të shembet ajo do të shembet në drejtim të Qabesë

Ahmet Özköse, imami i xhamisë Göğceli në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se është krenar që shërben në xhaminë 811 vjeçare.

Ai tha se sipas një transmetimi, xhamia është ndërtuar në periudhën e Sultanit Selçuk, Gıyaseddin Keyhüsrev dhe se ajo është një nga xhamitë e para të ndërtuara me hapjen e dyerve të Anadollit për Islamin pas luftës në Betejën e Malazgirt-it (Manzikert).

Imami Özköse shprehet:

Sipas një transmetimi tjetër thuhet se në këtë rajon ka pasur principata të vogla dhe të mëdha që kanë rezistuar në procesin e islamizimit. Thuhet se xhamia është ndërtuar nga një komandant mysliman, i cili ishte dërguar në zonën e Detit të Zi me flotën e tij për të thyer rezistencën e principatave".

Sipas tij, shkencëtarët në inspektimet e kryera në vitin 1990 kanë marrë mostra nga xhamia e drurit.

Imami deklaron më tej:

Ata kanë vërtetuar se xhamia është 8 shekuj e vjetër. Kjo xhami qëndron në këmbë që prej 8 shekujsh. Shpresojmë që pas kësaj do të vazhdojë të qëndrojë. Ndërsa thuhet se nëse do të shembet ajo do të shembet në drejtim të Kiblesë".

Më tej Özkese ka shpjeguar se kapaciteti i xhamisë është 300 persona dhe se ajo është në shërbim përgjatë 5 kohëve të faljes së namazit në ditë. Ai shtoi se për shkak të strukturës historike, xhamia vizitohet nga një numër i madh personash.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top