Connect with us

“Instagram është një mafie. S’ka asgjë origjinale”, blogerja e famshme denoncon rrjetin

Video

“Instagram është një mafie. S’ka asgjë origjinale”, blogerja e famshme denoncon rrjetin

“Instagram është një mafie. S’ka asgjë origjinale”, blogerja e famshme denoncon rrjetinS. Bardhi

Kuriozitete

Të gjithë e dimë që rrjeti social Instagram është thuajse një botë e rrejshme, ku secili poston momente diametralisht të kundërta me jetën reale.

Ndoshta fjala e një blogereje që arrin të ketë influencë me fotot e saj nga udhëtimet e shumta do ju bëjë të mendoni dy herë rreth asaj çka shikoni në Instagram nga miqtë tuaj realë dhe virtualë.

Blogerja Sara Melotti për Daily Mail Australia është shprehur:

Ajo që një herë e një kohë ishte përmbajtje dhe origjinalitet, ishte reduktuar në algoritëm të pamend. Kush ka kohë dhe para për t’ua hedhur të tjerëve, ka fituar.

E di që jam një hipokrite që e kam luajtur këtë lojë për gjashtë muajt e fundit, dhe kjo më bën të ndihem njeri shumë i keq. Mendoj se ka ardhur momenti që t’i jap fund me idiotësitë dhe t’ju them se çfarë po ndodh.

Ne influencuesit jemi postera ambulantë kompanish dhe markash, sepse përmes nesh arrijnë tek konsumatorët.

Profilet tona në Instagram nuk janë të jetës reale. Jetën reale e ndalim për këto shkrepje fotografish, dhe për të marrë like dhe komente, sepse kjo është mënyra se si e vlerësojmë veten sot. Përmblidhet i gjithi në këtë frazë, kuptimi i “zbulimeve.”

Në një intervistë të gjatë ajo zbuloi se çfarë strategjish janë përdorur nga përdoruesit për të patur miliona ndjekës në rrjetin social, duke u ankuar se Instagram, nga një vend i pakontaminuar dhe i vërtetë, ku mund të postohen momentet e rëndësishme të jetës së të gjithëve, është shndërruar në një minierë ari për kompani që duan të arrijnë më lehtë tek konsumatorët dhe një punë e vërtetë, për ata që arrijnë ta përdorin këtë hapësirë.

Vajza tregon:

Unë vetë mund të udhëtoj në vendet më të bukura në botë, falë financimit që marr nga hotelet dhe operatorët turistikë.”

Fillimisht Instagram përdorte logjikën e përmbajtjes në mënyrë kronologjike. Shfaqej së pari publikuesi i parë. Më pas zgjodhi të shfaqë postimet sipas probabilitetit të interesave dhe marrëdhënieve me personin që i postonte.

Më tej Sara rrëfen:

Njerëzit nuk shihnin më postimet tona, shifrat binin shpejt dhe disa prej nesh, në panik, filluan të mendojnë për “zgjidhje kreative” për të mashtruar këtë algoritëm të tmerrshëm. Si? Para së gjithash, blerja e ‘like’-ve dhe komenteve për të marrë më shumë pasues. Falsifikohet kështu reputacioni në internet duke paguar 5 $ për 100 pasues të rinj, ose qindra dollarë për të blerë ato në sasi nga robotët që i ofrojnë.”

Por nuk është e vetmja strategji e zbuluar nga Sara Melotti, është ajo e ndjekjes apo komentimit të profilit të personave që, një herë që bëhen ndjekësit tanë, i braktisim. Apo ajo e përdorimit të “collective açounts”: të paguash për të parë punën tënde në profile me sukses, që ripostohen dhe rindahen nga njerëz të tjerë të suksesshëm.

HuffPost e përshtatur nga bota.al e mbyll artikullin me fjalët:

“Një herë, për të postuar foton time në një nga këto llogari, mu kërkuan 500 euro. Sekreti ynë është që të ruajmë një angazhim të lartë (like dhe komente) për 30-45 minutat e para të ngarkimit të fotografisë, kështu përfundon tek faqja “explorer” dhe merr me mijëra “like”. Atje të gjithë bëjnë komente reciproke dhe kështu postimi shfaqet tek më popullorët. Nuk bëhet fjalë për ndjekës realë, por markat e mëdha nuk e dinë, shohin shifrat dhe sponsorizojnë”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top