Connect with us

Ofendimet e Ramës ndaj gazetarëve, reagon Unioni: Media të bojkotojë kryeministrin

Video

Ofendimet e Ramës ndaj gazetarëve, reagon Unioni: Media të bojkotojë kryeministrin

Ofendimet e Ramës ndaj gazetarëve, reagon Unioni: Media të bojkotojë kryeministrinG. Hasani

Lajme

Pas incidentit me gazetarët dhe gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama ka reaguar Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Në një deklaratë për mediat, Unioni bën me dije se leksionet e kryeministrit ndaj gazetarëve janë të papranueshme.

Në reagimin e Unionit të gazetarëve thuhet:

Gjuha dhe leksionet e zotit Kryeministër për gazetaret jane te papranueshme dhe nje arsye e madhe refuzuese”.

Ky reagim vjen pas deklaratave fyese te Ramës mbi gazetarët në një deklaratë për media jashtë Kuvendit teksa pyetej për votimin e Kuvendit lidhur me kërkesën e Prokurorisë për deputetin Saimir Tahiri.

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare

Deklarimet e dites se sotme te zotit Esi Rama, kryeminister i Shqiperise, drejtuar reportereve te mediave te vendit, jane nje arrogance ne komunikim dhe fyrje e nje perfaqesuesi te larte politik dhe shteteror ndaj gazetareve ne pergjithesi. Kryeministri i vendit ne menyre te perseritur perdor publikisht etiketime fyese dhe injoruese ndaj mediave te vendit dhe gazetareve. Pohime te tilla dhe etiketimet ne fjale perbejne nje precedent te rrezikshem ne marredheniet mes dy pushteteve te njohura ne jeten e sotme te shoqerise, perkatesisht te ashtuquajturit pushtet Ekzekutiv dhe atij te medias. Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete gjuhe dhe kete komunikim etiketues te Kryeministrit dhe apelon per nje qendrim refuzues te te gjihe anetareve te organizates sone dhe komunitetit profesional ne pergjithesi. UGSH me indinjate deklarohet se kjo sjellje dhe ky komunikim fyes i kryeministrit kane nje lidhje dhe mbartin edhe pergjegjesine e madhe per gjendjen kritike ne te cilen gjenden gazetaret e sotem ne vend, nderkohe qe vleresojme se eshte pergjegjesia e tij dhe e institucioneve te tjera ligjore qe gjate kesaj kohe informaliteti dhe shembja e vlerave profesionale po shnderrohen ne plage te medha, çdo dite e me teper ne jeten mediatike te vendit. Unioni i Gazetareve Shqiptare propozon per gazetaret nje bojkot te veprimtarise se Kryeministrise ne diten e premte. Ftojme gjithe editoret e medias shqiptare te behen pjese e ketij reagimi refuzues!

4

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top