Connect with us

Mos thoni më “çohu, Enver”! E keni ringjallur dhe është në mesin tuaj

Video

Mos thoni më “çohu, Enver”! E keni ringjallur dhe është në mesin tuaj

Mos thoni më "çohu, Enver"! E keni ringjallur dhe është në mesin tuajL. Çela

Vec-e-jona

gazetar

Kush e shembi bustin e Enver Hoxhës? “Unë”, bërtasin thuajse të gjithë baballarët tanë. Sigurisht, sepse një popull mburravec nuk të fal në pyetje si kjo.

Po mirë, kush e ringjalli Enver Hoxhën?

Si, nuk ka më “unë”? S'ka gjë, përgjigjem vetë: unë e ringjalla, bashkë me ty, ty, ty, ty dhe ty! Pra, ne bashkë, edhe me ata andej dhe këta këtej! Ne, me votat tona. Nuk keni votuar? Prapë fajtorë jeni, se merrni frymë!

Sot, faleminderit Zotit me rrjete sociale – se mediet nuk dihet kush i bleu e sa i bleu – pamë me zë dhe figurë se si një ish-Ministër trafikant droge mori lejen për të shkuar në shtëpi dhe për t’ia futur gjumë për shtatë palë qejfe duke u zgërdhirë. Në Gjermani, Francë apo SHBA, ai do të flinte gjithsesi, por në komisariatin e policisë. Të përzgjedhurit tanë, më të mirët e popullit, të larë në ar, votuan ndryshe. Ata vendosën që trafikanti të mos burgoset.

Publicitet: Nëse nuk e morët vesh, po flasim për Saimir Tahirin.

Vazhdojmë. Fill pas votimit skandaloz, prej politikuajsh dhe jo politikanësh, doli Kryeministri i vendit dhe u tall me disa gazetarë. Ua tha të gjitha tëk e tëk e tëk e tëk! Ata heshtën, edhe pse u hoqën si të vështirë në fillim. Kryeministri u vendosi një fasho mbi gojë, sikur në qiellzat e tyre kishin ndonjë plagë apo sëmundje ngjitëse. Ai i poshtëroi, i fyeu dhe veç rrahja i mbeti si alternativë e paklikuar.

Nuk ju duket kjo enverizëm?! Nuk ju duket kjo diktaturë?! Shqipëria është vend letrash. Në letra kemi demokraci, ekonomi tregu, ligje pafund, një maratonë rregullash dhe paralajmërimesh, por jo shtet.

Një shtet normal fut në burg kriminelin, jo gjyshet.

Një shtet normal të lejon të flasësh.

Mos thoni më “çohu, Enver”! Enverin e sollët vetë, nuk jua solli kush. E keni mu në mesin tuaj dhe po ujitni saksinë e pushtetit të tij çdo ditë me frikë. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top