Connect with us

Pas qenit që u masakrua me sëpatë në Kuçovë, një kalë shtypet nga makina në Shkodër

Video

Pas qenit që u masakrua me sëpatë në Kuçovë, një kalë shtypet nga makina në Shkodër

Pas qenit që u masakrua me sëpatë në Kuçovë, një kalë shtypet nga makina në ShkodërS. Shtjefni

Vec-e-jona

Të keqtrajtosh një kafshë në vendin tonë është kthyer në gjë normale. Pas qenit që u masakruar në mënyrë mizore në Kuçovë, një rast tjetër ka ndodhur në Shirokë, të Shkodrës.

Këtë gjë e tregojnë disa foto të ardhura në JOQ.al, pamjet e të cilave tregojnë një kalë të cilin e kanë shtypur me makinë dhe e kanë lënë në mes të rrugës.

Qytetari që ka nisur fotot ka shkruar:

Këtë kalë e kanë shtypur me makinë në rrugën e Shirokës në Shkodër. Askush nuk ka ardhur për ta lëvizur, as policia dhe askush tjetër. Po tremben edhe fëmijët që kalojnë në këtë rrugë për të shkruar në ekskursion në Shirokë.

Në fund të gjithë kësaj lind pyetja edhe për sa kohë do vazhdojë kjo situatë?! Në vende si Franca apo vendet skandinave një person që dhunon apo masakron kafshët dënohet me gjobë ose burgim.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top