Connect with us

6 librat që duhet t’i lexoni patjetër nëse doni të kuptoni realitetin global

Video

6 librat që duhet t’i lexoni patjetër nëse doni të kuptoni realitetin global

6 librat që duhet t'i lexoni patjetër nëse doni të kuptoni realitetin globalS. Bardhi

Kuriozitete

Leximi i librave nuk është kurrë i tepërt apo i panevojshëm, madje sa më shumë që të lexoni aq më afër do jeni me kuptimin e realitetit, rendit shoqëror dhe politikave strukturore.

Megjithatë ka njerëz që nuk lexojnë çdo lloj libri, por i kategorizojnë ato dhe kjo është mjaft efiçente nëse do ta kuptosh një çështje me themele.

Kështu, për të kuptuar politikën globale, presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Richard Haass sugjeron 6 libra mjaft të vyer.

Haass ka mbajtur pozicionin e tij në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë kur në Shtëpinë e Bardhë kanë sunduar presidentët Carter, Regan dhe dy Bushët. Pra, një kohë mjaft e gjatë dhe kush më mirë se ai mund ta njohë politikën globale.

Lista me 6 librat sipas Richard Haass të sjella në shqip nga bota.al:

“Shoqëria Anarkike: Një Studim i Rendit në Politikën Botërore” nga Hedley Bull.

E kam njohur Hedleyn në vitet 1970 në Oksford. Siç sugjeron titulli i librit të tij të vitit 1977, ai argumenton se gjendja e botës mund të kuptohet si një ekuilibër mes forcave të anarkisë dhe rendit shoqëror. Ky libër formësoi mendimin tim, më shumë se cilido tjetër.

1

2. “Një Botë e Rikthyer: Meterniku, Kastelrej dhe problemet e paqes, 1812-22”, nga Henry Kissinger.

Kissinger është një studiues i shkëlqyer i kohës sonë. Libri i tij i vitit 1957, “Një histori e Kongresit të Vienës në fillim të shekullit të 19-të dhe pasojat e tij”, nisi si dizertacion i Kissingerit në Harvard. Ai është i mbushur me portrete personazhesh të mprehtë, si dhe shumë urtësi të përgjithshme.

2

3. “Kulla e Krenarisë: Një Portret i Botës Para Luftës, 1890-1914” nga Barbara Ë. Tuchman.

Tuchman është një nga historianet më të njohura të shekullit të 20-të. Unë zgjodha librin e saj të vitit 1966, një koleksion prej tetë esesh, mbi peizazhin politik dhe kulturor të Evropës në prag të Luftës së Parë Botërore, sepse ai më bëri që të kapem fort pas leximit të historisë.

3

4. “Amerikani i heshtur”, nga Graham Greene.

I botuar së pari në vitin 1955, menjëherë pas rënies së sundimit kolonial në Azinë Juglindore, ky roman ishte i saktë tek sugjeronte pse dhe si Shtetet e Bashkuara do të dështonin në Vietnam. Duke e lexuar atë, mësova se letërsia e mirë artistike, ka aq shumë mësime për t’i dhënë letërsisë artistike.

4

5. “I pranishëm në Krijim: Vitet e mia në Departamentin e Shtetit” nga Dean Acheson.

Acheson u betua se kurrë nuk do të shkruante për kohën e tij si Sekretari i Shtetit i Harry Trumanit, duke thënë se do të kthehej pashmangshmërisht në një ushtrim vetëjustifikimi. Ai e shkeli premtimin e tij në 1969 me këtë libër të shkëlqyer, fitues i Pulitzer Prize, i cili mbulon atë që është ndoshta periudha më krijuese e politikës së jashtme moderne amerikane.

5

6. “Të mendosh në kohë: Përdorimi i Historisë nga Vendim-Marrësit”, nga Richard E. Neustadt dhe Ernest R. May.

Shkruar tre dekada më parë nga dy prej kolegëve të mi të Harvardit, ky libër nxjerr mësime nga sukseset dhe gafat e Amerikës në skenën botërore. Duhet të jetë lexim i domosdoshëm, për këdo që mendon ose praktikon politikën e jashtme.

6

* Libri më i fundit i Richard Haas është “Një botë në trazirë: Politika e jashtme amerikane dhe kriza e rendit botëror” .

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top