Connect with us

Paralajmërimi i Bashës: Do publikohen materiale për lidhjen e Tahirit e Ramës me drogën

Video

Paralajmërimi i Bashës: Do publikohen materiale për lidhjen e Tahirit e Ramës me drogën

Paralajmërimi i Bashës: Do publikohen materiale për lidhjen e Tahirit e Ramës me drogënA. Shehaj

Lajme

bashaa

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat nga selia blu, tha se ditët e ardhshme do publikohen të tjera materiale që sipas tij, provojnë lidhjet e Tahirit dhe Kryeministrit Rama me trafikun e drogës.

Basha komentoi dhe praninë e Ramës tek Arian Çani, në “Zonë e Lirë”, kur tha:

Rama nuk është më kryeministër, tani është avokati mbrojtës i Saimir Tahirit dhe Habilajve. Merret vetëm me mbrojtjen e krimit dhe asgjë tjetër, bredh studio më studio, podium më podium duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit se kështu mbron veten e tij.”

Ndër të tjera, kryedemokrati vuri theksin tek krimi që sipas tij, po kontrollon një shtet në mes të Europës.

Lidhur me materialet që do të publikohen Basha tha se duhet të presim të rejat dhe të mos paragjykojmë.

Ai u shpreh:

Edhe bota e ka kuptuar dhe s’mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Evropës. Unë them ti presim më mirë të rejat se sa t’i paragjykojmë. PD është në kontakt me qytetarët me oficerët e ndershëm të policisë dhe natyrisht me partnerët. Është në shqyrtim të vazhdueshëm të çdo denoncimi dhe materiali që tregon lidhjet e pushtetarëve me trafikantët e drogës".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top