Connect with us

Nga një “pëllumb” politike në një “lac” trendy, ç’bën rrugëve të Belgjikës Kreshnik Spahiu?

Video

Nga një “pëllumb” politike në një “lac” trendy, ç’bën rrugëve të Belgjikës Kreshnik Spahiu?

Nga një "pëllumb" politike në një "lac" trendy, ç'bën rrugëve të Belgjikës Kreshnik Spahiu?A. Shehaj

Thashetheme

Aspiratat e tij në politikën shqiptare nuk ishin të pakta, por edhe disfatat e një pas njëshme nuk mund t'i mohojmë. Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, duket se ka vendosur përfundimisht të qëndrojë larg skenës politike dhe t'i përkushtohet tërësisht vetes së tij.

Ai ka nisur me ndryshime të mëdha, të cilat vihen re lehtësisht në pamje. Nga një politikan serioz, pa mjekër, me syze dhe me flokët kaçurrela të hedhura pas, përherë i veshur me kostum, "pëllumbi" i politikës nuk njihet më.

Spahiu ka lënë mjekër, ka prerë flokët dhe pozon herë pas here në mënyrë provokuese, si të ishte një model. S'e kishim parë kurrë kështu Nikun, i cili më parë nuk përtonte të çirrej për kauzat që i mendonte si të drejta.

Tani duket sikur me pamjen e tij do t'u thotë gjithë shqiptarëve: "Shikoni se çfarë keni humbur, mua!"

Por në fakt, nuk e kemi humbur Nikun, e kemi ende mes nesh, edhe pse prej kohësh ka lënë atdheun e tij të dashur dhe kauzat patriotike, për Belgjikën. Vallë çfarë bën aty Kreshnik Spahiu? Me çfarë merret e me çfarë jeton? Me sa dimë ne, nuk ka as ndonjë biznes…

Kjo pjesë duket se do të ngelë mister, e ndërkohë ju ftojmë të shikoni "pëllumbin" e politikës që u shndërrua në një "lac" trendy me makina të shtrenjta.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top