Connect with us

E bujshme/ Ajdareviç zgjedh Shqipërinë, mesfushori i AEK-ut gati të vishet kuqezi

Video

E bujshme/ Ajdareviç zgjedh Shqipërinë, mesfushori i AEK-ut gati të vishet kuqezi

E bujshme/ Ajdareviç zgjedh Shqipërinë, mesfushori i AEK-ut gati të vishet kuqeziK. Demiraj

Sport

ajdarevic_mantalos_web-thumb-largePas Memollës, Balliut, Ahmedit dhe Ndojit, kombëtarja shqiptare do përforcohet edhe me një tjetër futbollist mjaft cilësor. Është fjala për mesfushorin Astrit Ajdareviç i cili luan në Greqi me AEK-un.

27 vjeçari ka lindur në Prishtinë dhe është rritur në Suedi. Mësohet se ai i ka thënë po trajnerit Panucci dhe tanimë është gati të bashkohet me skuadrën kuqezi.

Për Supersport ai u shpreh:

Vendosa të zgjedh Shqipërinë, u mendova gjatë. Kam zgjedh vërtetë me zemër, sepse unë më parë kam luajtur edhe me Suedinë deri në 21 vjeç. Kam folur 2 muaj me parë me drejtuesit e Shqipërisë. Nuk ishte vendim i lehtë, por tani e kam vendosur dhe do jem pjesë e Shqipërisë. Nuk kam ardhur më parë në Shqipëri, por mezi po pres. Kudo që kam qenë kam thënë jam shqiptar dhe tani do të vazhdoj të jem zyrtarisht”, ka deklaruar Astrit Ajdareviç.

Mesfushori 1.92 m luan aktualisht në Athinë me AEK, ndërkohë që më parë është aktivizuar me Liverpool, Leicester City dhe Standard Liege. Ajdaroviç do të bashkohet me kuqezinjtë që në miqësoren me Turqinë.Ajdarevic

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top