Connect with us

Pranga të dashurës së “Escobar-it të Tiranës”, pronarit të klubeve të natës

Video

Pranga të dashurës së “Escobar-it të Tiranës”, pronarit të klubeve të natës

Pranga të dashurës së “Escobar-it të Tiranës”, pronarit të klubeve të natësD. Cani

Lajme

Një 36-vjeçare është arrestuar nga policia italiane, si e implikuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Asaj iu gjetën 22 kilogramë hashash dhe marihuanë, ndërsa mediat e shtetit fqinj shkruajnë se gruaja e arrestuar në Montichiari është e dashura e njërit prej bosëve shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Europë.

Mbi këtë ngjarje mediat dhe policia italiane nuk japin shumë detaje, duke menduar që sekreti do të ndihmojë bashkëpunimin ndërkombëtar që të goditet rrjeti i drogë,s dhe të kapen shokët e shqiptarit që konsiderohet si një “Pablo Escobar” i Tiranës, pronar i një rrjeti klubesh nate dhe mbi të cilin ka urdhër-arrest evropian për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Policia e gjeti 36-vjeçaren me një ID false teksa shiste drogën për një trafikant që jeton në Milano.

E dashura e “shefit” kishte gjetur strehë në shtëpinë e një 40-vjeçari të kërkuar për vrasje.

Hetimi tregoi se 36-vjeçarja kishte rolin e mbajtjes së kontakteve mes eksportuesit shqiptarë të drogës dhe atyre italianë në Brescia, Milano dhe Bergamo.

Operacioni është marrë në fund të disa javëve hetimi e përgjimesh.

Hetimet kanë zbuluar se shqiptarët shtrydhnin marijuanën dhe hashashin në cilindra të posaçëm.

Burimi: BresciaOggi

auto_foto-21509266002

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top