Connect with us

Dy granata në oborr të shtëpisë, tmerrohet familja në Berat

Video

Dy granata në oborr të shtëpisë, tmerrohet familja në Berat

Dy granata në oborr të shtëpisë, tmerrohet familja në BeratD. Cani

Lajme

Dy granata janë hedhur në oborrin e një shtëpie mëngjesin e sotëm në fshatin Drenovicë në urën Vajgurore, Berat.

Policia e Beratit njoftoi se njëra prej tyre ka shpërthyer duke alarmuar 6 anëtarët e familjes dhe duke dëmtuar murin e banesës.

Antoneta Hoxha, gruaja e shtëpisë, tregon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e ka idenë se kush mund të ketë qenë.

Ajo u shpreh:

Ngjarja na ka alarmuar të gjithëve, ishim në gjumë dhe kemi dëgjuar shpërthimin e madh, nuk kemi konflikt me askënd”.

Në njoftimin e policisë thuhej:

Dy granata ofensive u hodhën sot në banesën e familjes Hoxha, njëri prej të cilave shpërtheu, ndërsa tjetra u caktivizua nga policia. Burime nga blutë e Beratit bëjnë me dije se po punohet për të zbardhur ngjarjen, por ende nuk ka persona te shoqëruar në polici.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top