Connect with us

“Bomba” në raportin sekret të BE-së: Droga mbillet në tokë shtetërore në Shqipëri

Video

“Bomba” në raportin sekret të BE-së: Droga mbillet në tokë shtetërore në Shqipëri

"Bomba" në raportin sekret të BE-së: Droga mbillet në tokë shtetërore në ShqipëriA. Shehaj

Lajme

Prodhimi dhe trafikimi i drogës është kthyer në një nga pikat më të nxehta në Shqipëri.

Në një raport sekret për drogën të vitit 2016 nga Qendra Monitoruese Europiane, Shqipëria renditet si një nga vendet me prodhim të lartë të kanabisit.

Dokumentet ishin dërguar një vit më parë në zyrat e Ministrisë së Brendshme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror. Në raport theksohet se narkotrafikantët ndërkombëtarë në shumicën e rasteve bashkëpunojnë me shtetas shqiptarë.

Sipas këtij raporti, Guarda di Financa sëbashku me ministrinë e Brendshme, nëpërmjet avionëve kanë fotografuar vendin për të evidentuar kultivimin e lëndëve narkotike, por ky aksion nuk pati rezultatet që pritej.

Gjithashtu në raportin e 2016 thuhet se kanabisi kultivohet në toka shtetërore, tunele, sera dhe magazina.

Ndërsa në 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili, sipas organit të akuzës, dyshohet se ka favorizuar grupin kriminal të vëllezërve Habilaj, të kryente trafik droge gjatë periudhës 2013-2017.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top