Connect with us

Rama lajmëron “masakrën e ujit”, ka për të qenë më keq se ajo e dritave

Video

Rama lajmëron “masakrën e ujit”, ka për të qenë më keq se ajo e dritave

Rama lajmëron "masakrën e ujit", ka për të qenë më keq se ajo e dritaveA. Shehaj

Lajme

11

Në mandatin e parë qeverisës, qeveria Rama mori masa drastike për të gjithë ata që vidhnin energjinë elektrike. Fushata masive nisën në të gjithë vendin, shumë persona u burgosën, të tjerë paguan shuma të mëdha, disa ngelën pa drita, pati nga ata që u zhytën në borxhe e nuk munguan ata që vdiqën në burgje.

Mirëpo, si të mos mjaftonte kjo, pa e marrë veten mirë nga "masakra e të bërit shtet", Ramës i është ngritur mendja për të bërë reformën e ujit të pijshëm. Ai tha se kjo reformë dhe masat e saj do të nisin vitin e ardhshëm, ndërsa qytetarëve do t'u jepet mundësia që të rregullojnë gjithë parregullsitë që kanë deri më tani.

Siç tha kryeministri:

Do të bëjmë një takim për të lançuar publikisht projektin e reformës së ujit duke bërë një thirrje publike mirëkuptimi për gjithë qytetarët dhe duke lënë një afat disa mujor për të rregulluar gjendjen e paligjshmërisë për ujin. E kemi fjalën për të gjithë ata që e vjedhin këtë mall. Njësojë si me energjinë elektrike, është koha të bëjmë shtet edhe për ujin.

Keni kohë disa muaj të gjithë ju që vidhni ujin. Në fillim të vitit të ardhshëm nis procesi i penalizimit. Do nisin prerjen masive të lidhjeve të paligjshme të ujit.

Shqipëria harxhon 3-fishin e ujit të pijshëm që ka nevojë. Duhet parë si mall dhe të kursehet e jo vetëm që ka për të gjithë, por është krejtësisht i aksesueshëm, financiarisht".

Parimisht ndoshta ka të drejtë, sepse nuk është aspak normale që disa të paguajnë e të tjerë të konsumojnë e të mos fusin dorën në xhep, por për çfarë reforme për ujin flet kryeministri, kur në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të vendit, uji që u shkon njerëzve në shtëpi është i ndotur, ka në përbërje të tij fekale, pa cilësi dhe standarde, mban erë e ka ngjyrë?

Për cilin produkt kryeministri po u kërkon paratë qytetarëve? Për një produkt që është i pakonsumueshëm, pasi të zë frika të bësh dush se mos merr ndonjë infeksion, e jo më ta pish apo të gatuash me këtë ujë.

Nuk ka nevojë të dalë jashtë Tiranës për të gjetur raste konkrete të ujit të ndotur. Mjafton të hedhësh sytë nga zona e Astirit, të shkosh tek një familje, të hapësh rubinetin dhe "mrekullitë" dalin prej çezmave.

Për më tepër, qytetarët e kanë ujin me orar. Duhet të presin të lajnë rrobat, duhet të presin të bëjnë dush, duhet të nxitojnë për t'u larë edhe në shtëpitë e tyre, si të ishin studentë në konvikt gjatë gjithë jetës. Për këtë ujë që supozohet të jetë i pijshëm po kërkon kryeministri paratë?

Priten arrestime të bujshme….

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top