Video
Rama takim urgjent me Metën në presidencë, emërohet drejtori i ri i SHISH
Rama takim urgjent me Metën në presidencë, emërohet drejtori i ri i SHISHF. Tenolli
Lajme
Është bërë me dije se pasi drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi ka dhënë dorëheqjen, drejtor i SHISH është emëruar Helidon Bendo.
Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin Ilir Meta në selinë e Presidencës.
Ajazi mori drejtimin e SHISH në gusht të vitit 2012 dhe arsyet e dorëheqjes së tij nuk janë bërë ende me dije. Sipas informacioneve të para, mendohet se Ajazi e ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, jo e kërkuar nga presidenti.
Sipas ligjit të SHISH, kryetari zgjidhet me propozim nga kryeministri dhe me pas dekretim nga ana e presidentit te vendit.
Takimi i tyre i fundit ka qenë rreth 7 javë më parë që prej betimit të kabinetit “Rama 2”.
Në fokus të bisedës mes tyre mendohet se ishin edhe çështje të aktualitetit politik.
JOQ.al