Connect with us

Si ju mbajnë kompanitë e duhanit të lidhur me cigaren? Taktikat e tyre nuk i vëren asnjëri prej jush

Video

Si ju mbajnë kompanitë e duhanit të lidhur me cigaren? Taktikat e tyre nuk i vëren asnjëri prej jush

Si ju mbajnë kompanitë e duhanit të lidhur me cigaren? Taktikat e tyre nuk i vëren asnjëri prej jushS. Bardhi

Lajme

cigarette-butts

Kompanitë e mëdha të duhanit kanë zhvilluar strategji të sofistikuara të çmimeve për të shmangur rritjen e taksave dhe për të minuar përpjekjet për të ulur pirjen e duhanit, thonë studiuesit.

Akademikët në "University of Bath and King’s College" në Londër thonë se taktikat sigurojnë që produktet mbeten të lira për më të varfrit në shoqëri.

Studimi, i cili analizoi të dhënat e shitjeve nga viti 2009 deri në vitin 2015, zbuloi se markat e reja kishin çmime më të lira.

Duhanpirësit priren të kalojnë tek produktet më të lira, ndërkohë që shitjet e përgjithshme të duhanit kanë rënë, shitjet e cigareve më të lira dhe të dredhura u rritën.

Çmimet po ndryshohen gjithashtu për të minimizuar goditjen e rritjes së taksave, shkruajnë autorët në revistën “Tobacco Control”.

Ata zbuluan se nga viti 2012, rregullimi për inflacionin, çmimet reale mesatare për fabrikën më të lirë mbeten të qëndrueshme.

Dr. Rosemary Hiscock, nga Grupi për Hulumtime të Kontrollit të Duhanit në Universitetin e Bath, tha për Independent:

Nëpërmjet strategjive të sofistikuara të çmimeve dhe taktikave të zgjuara, të tilla si pako të caktuara me çmime dhe paketa të vogla, industria po pengon përpjekjet e shëndetësisë publike për ndërgjgjësimin e duhanpirësve për lënien e tij."

Dr Rob Branston, nga shkolla e menaxhimit të Universitetit të Bath, tha:

Industria është duke manipuluar në mënyrë efektive sistemin. Ajo po absorbon rritjen e taksave në markat më të lira për t'u siguruar që qëndrojnë të lirë.

Kjo e bën këtë sidomos gjatë kohës së rënies së ekonomisë. Por më vonë gjatë vitit kompania gradualisht e rrit koston e këtyre produkteve, duke shpresuar që duhanpirësit të mos vënë re.

Kjo lojë është e mundur për shkak të fitimeve masive që kompanitë e duhanit bëjnë me produktet e tyre premium."

Duhet bërë më shumë për të parandaluar produktet e lira të cilat krijojnë lehtësira që edhe fëmijët ta konsumojnë duhanin, por edhe ata që do e linin për arsye ekonomike të mos heqin dorë prej tij./Përshtati JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top