Connect with us

U dashuruan të rinj dhe sollën në jetë një fëmijë, çifti mëson se janë kushërinj të afërt

Video

U dashuruan të rinj dhe sollën në jetë një fëmijë, çifti mëson se janë kushërinj të afërt

U dashuruan të rinj dhe sollën në jetë një fëmijë, çifti mëson se janë kushërinj të afërtA. Shehaj

Lajme

femije

Një histori dashurie mes dy të rinjve, ai 24-vjeç dhe ajo vetëm 15, të dy të njohur në mënyrë rastësore, banues në fshatra larg njëri-tjetrit, nuk ka pasur një fund të lumtur.

Ata kanë vazhduar historinë e tyre të dashurisë, pa e ditur se ishin kushërinj, kishin lidhje gjaku dhe se pasojat një ditë do të ishin të rënda për të dy. Sollën në jetë një fëmijë.

Çështja shkoi në gjykatë, ku akoma me shokuese ishte përgjigja e analizave të ADN-së, atësia ngeli anonim, pasi sipas këtyre analizave babai nuk doli 24-vjeçari, kushëriri i vajzës. Por, edhe këto përgjigje nuk zgjidhën problemet e adoleshentes.

Sot, vajza e vogël jeton me nënën e saj adoleshente dhe gjyshërit. Kushtet ekonomike janë të mjerueshme ata kanë kërkuar ta japin për birësim vajzën. Një çift me banim në Zvicër duke parë programin në faqen ‘Me zemër të hapur’ në youtube është interesuar për bebin në fjalë.

Ata nuk kanë fëmijë dhe dëshirojnë ta birësojnë.

E ftuar në studio bashkë me bashkëshortin e saj, një shtetas nga Kosova, emigrant në Zvicër, gruaja që interesohet për të birësuar foshnjën tregon dëshirën e madhe, ndërsa apelon për ndihmë. Ajo rrëfen në emision se kërkon që fëmijën ta birësojë ligjërisht dhe jo në mënyrë ilegale. Fill pas apelit, Kujtimja, gruaja që shpreh interesin për ta birësuar, takojë për herë të parë vogëlushen.

Ndërkohë, bashkëshorti i Kujtimes lëshoi mes të tjerash dhe një mesazh të fortë për nënën e vajzës.

Ai tha:

Nëse nëna do që ta mbajë fëmijën, do ta ndihmojë deri në moshën 16-vjeçare me të mira materiale. Shpresoj shumë ta marrë këtë fëmijë. Por pa lënduar nënën".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top