Video
Burri fiton më shumë se gruaja? Epo, ka një deputet socialist që “thyen rregullin”
Burri fiton më shumë se gruaja? Epo, ka një deputet socialist që “thyen rregullin”L. Çela
Lajme
Shqipëria është vendi ku pasanikët më të mëdhenj janë burrat dhe jo gratë, sidomos në politikë, por ka raste befasuese kur ndodh ndonjë përmbysje e rastit.
Open Data Albania së fundmi ka publikuar një mal me të dhëna për deputetët e Kuvendit, ku bie në sy që gruaja e Anastas Angjelit, zonja Greta Angjeli, ka më shumë të ardhura se ai.
Ajo ka siguruar gjatë vitit 2016 rreth 134 mijë dollarë vetëm nga puna në AAEF.
Familja Angjeli nuk renditet lart për të ardhurat e kryefamiljarit, por kryeson në renditjen sipas kategorisë së të ardhurave nga persona të familjes së tij. Në këtë listë, pas familjes Angjeli renditen familja Ruçi, Berisha dhe Tafaj.
Zonja Angjeli pasohet nga bashkëshortja e deputetit Tom Doshi, zonja Xhovana Doshi, e cila gjithashtu është një grua me të ardhura të mëdha.
Gruaja e Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, renditet e shtata. /JOQ.al
JOQ.al