Video
Nga Shqipëria shkojnë vjedhin gështenja në Maqedoni, fshati shqiptar ka një mesazh për ta
Nga Shqipëria shkojnë vjedhin gështenja në Maqedoni, fshati shqiptar ka një mesazh për taD. Cani
Lajme
Fshati Ladorisht, që ndodhet në Maqedoni, por flet shqip dhe është i populluar nga shqiptarë, njihet për kultivimin e gështenjave.
Mirëpo, këtë vit duket se ato nuk kanë qenë në një masë të madhe dhe për të mos mjaftuar kjo, persona që vijnë nga fshatrat shqiptarë përreth ua kanë marrë të gjitha.
Përmes një postimi në “Facebook”, banorë të fshatit bëjnë thirrje që të gjithë këta “hajdutë” të kenë kujdes pasi çdo cep toke aty ka pronarin e vet.
Reagimi:
Kemi parë shumë shtetas të Shqipërisë që po na vin në fshat për gështenja.
NJË SQARIM!
Çdo vend në mal, çdo kojre ka pronarin e vet, çdo pjesë në mal është e dikujt. Simjet shumë pak gështenja kemi pas edhe ato pak që i kishim edhe ato nuk i kemi më. Më e keqja është se prej aty mblidhen dhe neve na i shesin… Kjo është e papranueshme. Hajde mbledh për të ngrën pak për qef e jo ta teproni. Duhet të diskutohet kjo çështje.
JOQ.al