Video
Ish-sulmuesi kosovar befason: Të enjten do të bëj tifo për Partizanin e Beogradit
Ish-sulmuesi kosovar befason: Të enjten do të bëj tifo për Partizanin e BeograditL. Çela
Sport
Të enjten, në ndeshjen Partizani i Beogradit-Skënderbeu, e vlefshme për Ligën e Evropës, në stadium do të jetë një shqiptar tifoz me serbët.
Spekulim mediatik? Absolutisht jo. Kjo është deklarata e fundit e ish-sulmuesit kosovar Xhevat Prekazi. Ai është një legjendë e futbollit të Ish-Jugosllavisë, teksa ka luajtur për dhjetë vite me ekipin kryeqytetas. 60-vjeçari, duke folur për “TV Klan”, ka theksuar se do të mbështesë ish-skuadrën e tij:
Beogradi është qyteti im. Gjithçka që kam bërë, e kam bërë këtu. Partizani është shtëpia ime e dytë. Kurrë nuk jam interesuar për politikë. Për çfarë arsyeje nuk mund të vijnë talentet e Kosovës të luajnë në Serbi, apo edhe ata nga Shqipëria?! Ata që kanë qejf të merren me politikë, le të merren. Sporti është sport”.
Edhe këtë e dëgjuam! Deklarata ka kuptim, por thjesht s’jemi mësuar.
JOQ.al