Connect with us

“Vrite të keqen babai”, gruaja nga Librazhdi rrëfen dhunën e nuses me mbështetjen e vjehrrit

Video

“Vrite të keqen babai”, gruaja nga Librazhdi rrëfen dhunën e nuses me mbështetjen e vjehrrit

"Vrite të keqen babai", gruaja nga Librazhdi rrëfen dhunën e nuses me mbështetjen e vjehrritA. Shehaj

Lajme

Historia e pazakontë e një 57-vjeçareje nga Dragostunja e Librazhdit që denonconte live ish-burrin dhe nusen e djalit për dhunë, është rikthyer sërish në emisionin ‘Me zemër të hapur’. Nëna e 4 fëmijëve rrëfeu vuajtjet e saj, që nga divorci pa dijeninë e saj nga bashkëshorti me të cilin ka 4 fëmijë, si dhe konfliktet për pronësinë

Ditën e premte Zenepe Bici dhe djali i saj, kanë hedhur akuza të forta për Ahmetin dhe nusen (gruan e Xhonit). Në njërën anë Xhoni, i cili aktualisht ndodhet emigrant në Angli, e mohoi si baba që nga momenti që ai fle me nusen e tij. Ndërkohë, pala tjetër ka reaguar të premten e kaluar nëpërmjet krushkës, e cila kërkoi përballje dhe përmendi të tjera akuza tronditëse.

Siç duket sot Zenepe Bici ka disa prova që faktojnë dhunën e ish-burrit dhe nuses së saj, ku në muajin janar të këtij viti ka realizuar një video. Në videon në fjalë shihen njollat e gjakut në dysheme, që Zenepja thotë i përkasin asaj, pasi nusja dhe ish-burri e kanë qëlluar.

Në studio 57-vjeçarja tha:

Ngjarja në video ka ndodhur në janar. I kam filmuar të gjitha. Ja dhe njollat e gjakut, janë të miat. Edhe kur burri im i thoshte; vrite të keqen babi vrite”.

Po ashtu, Bici ka sjellë për emisionin edhe një video ku shihet se si debaton me nusen, pasi kjo e fundit i ka mbyllur rrugëdaljen për në banesë.

Si nisi konflikti

Zenepja tregon se pasi djali kishte ikur në Angli, aty kishin nisur debatet mes tyre. Sipas saj, çifti i ri filloi të debatonte fillimisht për shkak të disa parave qe Xhoni i kishte marrë tek familjaret e nuses.

Çudia më e madhe ndodhi më pas në qëndrimet mes palëve, babai i tij Ahmeti është pranë nuses, aktualisht jeton me të dhe sipas Zenepes të dy bëhen bashkë për ta dhunuar dhe për ta përzënë nga banesa.

Ajo ka marrë madje disa urdhra-mbrojtje në gjykatë ndërsa thotë se përpara shtëpisë kanë vendosur edhe një rrjete që të mos e lejojnë të hyjë në banesë.

Nga ana tjetër edhe nusja e ka denoncuar vjehrrën për dhunë dhe ka marrë urdhër-mbrojtje ndaj saj. Ndërkohë edhe pse kanë kaluar disa vite që i shoqi ndodhet në Angli ajo ka bërë një denoncim për dhunë edhe ndaj tij. Beteja në gjykatë vazhdon me denoncime të vazhdueshme nga të dyja palë,t jo vetëm për dhune, por edhe për ndarjen e pasurisë, të cilën Zenepja thotë se padrejtësisht dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, Ahmeti ka vendosur t’ia japë nuses. Zenepe Bici thotë se ka vendosur ta bëjë këtë çështje publike dhe nuk kërkon asgjë tjetër përveçse drejtësi për të dhe Xhonin.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top