Connect with us

Ky është gabimi më i madh i grave gjatë lindjes, e bëjnë të gjitha prandaj dëmtohen nga poshtë

Video

Ky është gabimi më i madh i grave gjatë lindjes, e bëjnë të gjitha prandaj dëmtohen nga poshtë

Ky është gabimi më i madh i grave gjatë lindjes, e bëjnë të gjitha prandaj dëmtohen nga poshtëS. Bardhi

Lajme

Ka shumë tregime të ndryshme, kryesisht nga gratë e vjetra që rrëfejnë mënyrën se si duhet që gruaja të lindë një fëmijë, sigurisht shumë prej tyre janë të gabuara, por si më e qëndrueshmja është teoria e shtyrjes.

Por, një program i ri i udhëhequr nga mamitë po punon për të larguar këtë mit duke i inkurajuar gratë që të ngadalësojnë procesin e frymëmarrjes dhe të marrin në konsideratë pozicionet alternative më të përshtatshme.

Projektuar nga stafi “Medway Foundation Trust” në Kent, protokolli ka zvogëluar rastet e tragjedisë nga 7 për qind në vetëm 1 për qind të pacientëve dhe ka shkurtuar me sukses dëmin e padëshiruar të shkaktuar në trup gjatë lindjes me 85 për qind në disa reparte lindjeje.

Kjo ka ardhur si shkak i ankesave të shumta për dëmtimet e zonës intime të grave gjatë lindjes. Në dy vjeçarin e fundit janë dëmtuar në zonën perinale rreth 14.000 gra dhe dëmtimet e tyre kanë qenë të pa riparueshme.

Nëntë në dhjetë gra vuajnë një farë çarje gjatë lindjes dhe në raste më serioze kjo mund të çojë edhe probleme nervore gjatë gjithë jetës.

Dot Smith, kreu i mamive në Medway Foundation fajëson për këtë perceptimin e gabuar që gratë duhet ta shtyjnë beben me forcë gjatë lindjes.

Smith ka thënë për Daily Mail:

Kur pamë 22 raste dëmtimesh të shkallë së tretë thamë: Kjo nuk është aspak mirë!”

Në vend të kësaj, udhëzimet e reja i inkurajojnë gratë që të provojnë pozicione alternative si qëndrimi, përkulja ose lindja në gjunjë dhe trajnimi i grave për të marrë frymë përmes kontraktimit në vend të shtyrjes.

Me rezultate mbresëlënëse deri më tani, programi i ri ka qenë kaq i suksesshëm sa që rezultatet janë botuar në Gazetën Europiane të Biologjisë Obstetrike, Gjinekologjike dhe Riprodhuese dhe po planifikohet që kjo praktikë të shtrihet në nivel ndërkombëtar.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top