Connect with us

Sa herë e kanë vizituar Habilajt-Tahirin në Ministrinë e Brendshme?

Video

Sa herë e kanë vizituar Habilajt-Tahirin në Ministrinë e Brendshme?

Sa herë e kanë vizituar Habilajt-Tahirin në Ministrinë e Brendshme?S. Shtjefni

Lajme

Habilaj-tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë një tjetër hap në hetimet për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe bandës së trafikut të drogës “Habilaj”.

Në kuadrin e këtyre hetimeve oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në Ministrinë e Brendshme dhe kanë marr librin e hyrje-daljeve.

Kjo është një tjetër provë e rëndësishme për zbardhjen e rrjetit të Habilajve dhe lidhjen e tyre me ish-ministin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky veprim vjen pas përgjimeve mes dy vëllezërve Florian dhe Moisi Habilaj. Në bisedat e përgjuara dëgjohet që Florian Habilaj përmend se ka takuar "shefin e madh".

Dyshohet se takimi mes Florian Habilaj dhe ish-ministrit Tahiri është bërë në ambjentet e ministrisë së Brendshme, kjo është dhe një nga arsyet që është marrë libri i hyrje-daljeve.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top