Video
Tapë të pirë dhe të shtrirë në rrugë, çfarë nuk pamë nga Halloween
Tapë të pirë dhe të shtrirë në rrugë, çfarë nuk pamë nga HalloweenA. Shehaj
Kuriozitete
Nuk kanë qenë të paktë ata që festuan Halloween, festën e shpirtrave natën që lamë pas. Të gjithë të pikturuar, duke kërcyer dhe më shumë si një festë shpirtrash e fantazmash, dukej si një gëzim i madh mes njerëzve të karikaturuar në mënyra të ndryshme.
Megjithatë, ky mëngjes nuk ka qenë aspak i lehtë për të rinjtë britanikë, të cilët, tapë të pirë, janë shtrirë shesheve, në rrugë e kudo ku kanë mundur, për "të qetësuar shpirtin". Pamjet e tyre në gjendje të dehur dhe duke u ndihmuar nga policia, janë përhapur gjerësisht në media.
Me veshje të frikshme, të gjakosur, në majë të takave apo me gotën e alkoolit në dorë, me policinë apo vetëm njëri-tjetrin, këto janë disa prej fotove të trishta të fundit të Halloween në Britaninë e Madhe.
JOQ.al